E Diel, 1 Nëntor 2026

Megan Foks: “Jam biseksuale, por nuk i preferoj biseksualet”



Njëra prej femrave më të bukura të Hollivudit, Megan Foks, ka bërë të ditur se ajo ka prirje biseksuale. Aktorja, e cila aktualisht është e lidhur me ish-aktorin e serisë ”Beverly Hills, 90210”, Brajan Austin Grin, thotë se ajo me kënaqësi do të kishte lidhje edhe persona të gjinisë së njëjtë. Megjithatë ajo ka thënë se kurrë nuk do të pranonte të dilte me një femër tjetër biseksuale, pasi kjo do të thoshte që ajo mund të kishte lidhje edhe me meshkuj. “Nuk kam dyshime në mendjen time rreth të qenit biseksuale. Por jam po ashtu hipokrite: Kurrë nuk do të dilja me një vajzë biseksuale, pasi kjo do të thotë se ajo fle po ashtu edhe me një mashkull dhe meshkujt janë aq të pistë. Mbase është absurde e gjithë kjo por është e vërteta”,- është shprehur me krenari Foks.

14 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›