Kaka blihet në Shqipëri 15500 euro
15 mijë e 500 euro. Kaq ka kushtuar në ankand bluza origjinale e yllit brazilian të Milanit, Kaka, nga një “ultras” i quajtur Arjan Vangjeli, çka ishte edhe shuma më e madhe e paguar gjatë ceremonisë zyrtare për shitjen e bluzave të lojtarëve të Milanit, të cilët morën pjesë në ndeshjen miqësore ndërkombëtare Shqipëri-Milan, të vlefshëm për edicioni e dytë të trofeut “Taç Oil Albania Reads”.
Vangjeli ishte i pangopur, pasi ishte ai që bleu bluzën e ish-kapitenit të Kombëtares angleze, Devid Bekam, në shumën e 8 mijë eurove, fanella e dytë më e shtrenjtë e shitur. “Çmenduria” e tij vazhdoi edhe me bluzën e Tiago Silvës, i konsideruar si pasuesi i legjendës Paolo Maldini, për të cilën Vangjeli shpenzoi 2 mijë e 100 euro, ndërkohë që në total shpenzoi 25 mijë e 600 euro. Bluza e Paolo Maldinit edhe pse ai nuk ishte kësaj radhe në Shqipëri u shit 5 mijë e 500 euro, dhe u ble po nga Irgen Selfo.
Ronaldinjos duket se i ka rënë “vlera” në Shqipëri, edhe për faktin se ai vinte për herë të dytë në Tiranë. Bluza e “El Gauchos” u ble nga Irgen Selfo në shumën e 3 mijë e 800 eurove, ky bleu edhe bluzën e Senderosit për 3100 euro. Bluza e të ashprit Gatuzo u ble në ankand çuditërisht nga një femër, Elona Hasanmata: 3 mijë e 300 euro.
“Super-Pipo” u ble nga Maringelen Bundo për 3 mijë euro, ndërkohë që fanella e Patos u pronësua nga Gramoz Taçi në shumën e 2 mijë e 400 eurove. Edhe nështetas italianë morrën pjesë në ankandin e zhvilluar: Berardino Apiçela bleu bluzën e Pirlos (2800 euro), ndërsa Malika Galiani bleu fanellën e Antoninit për 1300 euro. Bluza më e lirë ishte ajo e të panjohurit Bertuçi, e blerë për 400 euro nga Gentian Prifti.
Çmimet
e shitjeve
të bluzave
në ankand
Kaka 15500
Bekam 8000
Maldini 5500
Ronaldinjo 3800
Gatuzo 3300
Senderos 3100
Inzagi 3000
Pirlo 2800
Pato 2400
Tiago Silva 2100
Shevçenko 1700
Sedorf 1700
Antonini 1300
Mationi 1200
Xhilardino 1100
Zambrota 1050
Jankukovski 1000
Kalac 700
Bertuçi 400
Darmian 400
* Vlerat janë në euro
Post Shqipëri-Milan
Mediat italiane: “Çmenduri tifozësh në Tiranë”
Gazetat italiane e faqet më të mëdha në internet i bën jehonë ndeshjes miqësore ndërkombëtare Shqipëri-Milan, e vlefshme për trofeun “Taç Oil Albania Reads”, të fituar nga klubi italian pas gjuajtjeve të penalltive (5-4), pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3, duke e konsideruar si një miqësore spektakolare. “Golat nga Ronaldinjo e Shevçenko, të cilët në kampionat luajnë shumë, dhe nga i zakonshmi Inzagi, u duartrokitën nga shikuesit në stadium, që kishin mbushur stadiumin “Qemal Stafa” plot në këtë miqësore spektakolare të trupës së Ançelotit”, - shkruan “Quatidiono Net”. Më të mirëpriturit në fushë ishin të rëndët Ronaldinjo e Pato. “Milan fiton dy herë”. Ky ishte titulli i faqes prestigjioze italiane Sportal.it, që thekson: “Një banjë e vërtetë çmendurie për Milanin në Tiranë. Qysh në aeroportin e kryeqytetit shqiptar skuadra e Ançelotit u prit nga një numër i madh mbështetësish lokalë, të cilët treguan dashurinë e tyrë për Kakane më shokë. Të gjithë ishin të kërkuar për të dhënë autografë. Kaka ishte më i kërkuari, së bashku edhe me Devid Bekamin, por dhe Andrij Shevçenkos nuk i kishte rënë vlera. Nuk pa pasur asnjë rëndësi rezultati i këtij takimi, kur shikon gjestin kuptimplotë të Milait e ‘Taçi Oil”, që derdhën 50 mijë euro për projektin ‘Albania Reads’ e UNICEF-in e të njëjtën shifër edhe për fondacionin e fëmijëve shqiptarë ‘Domenick Scaglione”. Mesfushori i Milanit, Rino Gatuzo citohet nga “Quatidiono Net”: “Shkoi shumë mirë kjo mbrëmje, pasi isha pak i emocionuar, pasi zbrisja në fushë pas pothuajse pesë muajsh, dhe gjithmonë ekziston frika për t’u dëmtuar sërish, por pas vetëm disa minutash lojë krijova besim në veten time dhe gjithçka shkoi mirë”. Në lidhje me aktivizimin e tij në kampionat, Gatuzo u përgjigj: “Mendoj se më mungon akoma autonomia për të luajtur nëntëdhjetë minuta, por megjithatë kjo ndeshje ishte për mua një provë e rëndësishme, fitova më shumë kurajo. Kampionati, nga ana tjetër është diçka tjetër. Jam në dispozicion të skuadrës dhe nëse do të jepja kontributin tim do të isha i lumtur, por sot (të martën) më mungoi akoma ritmi i ndeshjes”. Calciomerkato.com shkruante: “Për trajnerin Ançeloti ndeshje ishte një test i mirë për të parë Gatuson pesë muaj pas këputjeve të ligamenteve, por edhe të vëzhguar sërish në një sfidë Tiago Silvën, e për t’i dhënë një tjetër eksperiencë të riut brazilian Mationi”.
14 Maj 2009