Bred Pit i telefonon i dehur Xhenifer Anistonit
Aktori Bred Pit raportohet se në gjendje të dehur, i ka bërë disa telefonata ish-bashkëshortes së tij Xhenifer Aniston, të cilës i ka hapur zemrën, rreth lidhjes së tmerrshme me Anxhelina Zholinë. “Ai dukej i dehur dhe ndjente keqardhje për veten. I tha asaj se i mungon dhe se ndjen keqardhje, për çfarëdo dhimbje që i ka shkaktuar”,- ka thënë një burim për revistën “Now”. “Xhen, si Xhen që është, menjëherë i tha atij se kurrë nuk është mërzitur me të dhe do ta mirëpriste miqësinë e tij, për aq kohë sa nuk është e detyruar të jetë mike me Anxhelinën. Ata janë pajtuar”,- shton burimi. Bred Pit u martua me Xhenifer Aniston në vitin 2000, dhe u nda nga ajo në vitin 2005, kur filloi romancën me Angelina Zholinë, me të cilën tashmë ka krijuar familje. Megjithatë, aktori kohët e fundit duket i lodhur nga bashkëjetesa me të duke u bërë objekt i thashethemeve të mediave, të cilat kanë supozuar se çifti po mendon të ndahet.
14 Maj 2009