E Diel, 1 Nëntor 2026

"3 vjet burg gjobëvënësit të drejtorit të një banke"

Kërcënoi me mesazhe në celular dhe i vuri gjobë drejtorit të një banke dhe tani rrezikon të dënohet me 3 vite burg dhe 400 mijë lekë gjobë. Ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda ajo që ka kërkuar dënimin për të arrestuarin disa javë më parë, Lulëzim Makishtin. Hetimet për Makishtin nisën dy muaj para se ai të arrestohej. Makishti i kishte nisur sms kërcënues 43-vjeçarit nga Egjipti, Ehad Shukri Saad, drejtor i një banke në kryeqytet. Në mesazhet e tij, ai kërkonte 85 mijë euro, ose kërcënonte se do i vriste familjen. E ëma e Makishtit ishte pastruese në banesën e shtetasit egjiptian. Fillimisht, prokuroria nuk dyshoi se kërcënimet mund të kishin ardhur nga djali i pastrueses. Por ajo që bëri prokurorinë të dyshojë ishte se mënyra e shkrimit të teksteve të mesazheve dhe përdorimi i emrit të vajzës së egjiptianit në to kishte hedhur dyshimet e para se kërcënimet mund të vinin nga ndonjë i njohur i familjes. Pas hetimeve policia e vuri në pranga të riun. Ndërkohë që pritet që seancën tjetër të flasë mbrojtja dhe të jepet vendimi përfundimtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›