Policët kërkojnë pesë paga mujore shpërblim
19/11/2009 Ende të papaguara orët suplementare
Punonjësit e policisë së shtetit kërkojnë pesë paga mujore shtesë. Me anën e një komunikimi me mediet kryetari i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta, është shprehur se qeveria duhet të shpërblejë deri në fund të këtij viti të gjithë punonjësit e policisë me mbi një pagë mujore për punën e kryer gjatë gjithë vitit, duke iu dhënë mundësi familjeve të tyre që të përballojnë vështirësitë e jetesës nga ana ekonomike. Sipas tij, punonjësit e policisë, sidomos ata të shërbimeve policore operacionale nuk janë shpërblyer ende orët suplementare të punës. “Në evidencat mujore përllogaritet që një punonjës policie për 12 muaj të vitit ka konsumuar punë suplementare, jashtë orarit të punës, mesatarisht 380 orë, e barasvlershme kjo me mbi katër paga mujore, që deri tani nuk janë paguar. Duke llogaritur këtu edhe shpërblimin e fundit të vitit, punonjësve të policisë u takojnë deri në pesë paga mujore”, - thekson Sadetin Fishta. Këto orë shtesë janë realizuar për sigurimin e rendit dhe qetësisë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve në qershor 2009, në shërbime për persona të tretë juridikë dhe fizikë publikë ose privatë, si dhe për shkak të mungesave organike në strukturat e veçanta. Kërkesa, sipas sindikatës, bazohet në ligjin e “Policisë së Shtetit”, neni 88 pika 5. “Punonjësit e policisë së shtetit përfitojnë çdo vit në fund të vitit financiar një shpërblim deri në një pagë mujore, të njëjtë me atë të përfituar nga punonjësit civilë dhe punonjësit e administratës shtetërore. Ky shpërblim jepet në bazë të një shkalle përpjesëtueshmërie, që pasqyron kohën e punës së kryer gjatë gjithë vitit financiar. Punonjësit që nuk kanë mungesa në punë, për çfarëdo arsye, përveç kohës së pushimit kanë të drejtën e shpërblimit të plotë. Kjo pagë nuk përfitohet në rastet, kur punonjësi është ndëshkuar me masën “përjashtim nga policia e shtetit”, - theksohet në këtë nen. Gjithashtu, sipas tij, kontrata kolektive e punës përcakton këtë përfitim. “Orët suplementare mund të kompensohen me pushim ose me pagesë shtesë jo më pak se 25 për qind të saj. Kompensimi duhet të jepet jo më vonë se periudha 2-mujore nga dita e kryerjes së punës (shërbimit)”, - thuhet në nenin 91 të kontratës me nr. 1966, datë 03.04.2009.