E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria merr të pandehur grabitësin profesionist Skermo

19/11/2009  Vodhi zyrat e “Monygram”-it

TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet ndaj Festim Skermos, i cili konsiderohet nga organi i akuzës si një grabitës profesionist, pasi 31-vjeçari dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh në Tiranë. Sipas kërkesës për gjykim, i pandehuri Festim Skermo është autor i vjedhjes së agjencisë së këmbimit valutor “Monygram” më 24 gusht, e ndodhur në rrugën “Luigj Gurakuqi”, të kryeqytetit. Po kështu, sipas përfaqësuesit të akuzës, 31-vjeçari Skermo në bashkëpunim edhe me disa persona të tjerë ka mundur të kryejë grabitje në zona të ndryshme të kryeqytetit. Një nga këto raste që Prokuroria ka arritur të faktojë në ngarkim të tij, është vjedhja e një lokali që ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. I pandehuri Skermo më parë është dënuar me gjashtë vjet burg, për veprën penale të “vrasjes me dashje” e mbetur në tentativë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›