Rankimet në botë, THE dhe ARËR
THE (The Times Higher Education World University Rankings), bashkë me QS World University Rankings dhe Academic Ranking of World Universities përkshkruhen si tri rankimet më prestigjioze të universiteteve në botë. Nga viti 2004, deri në vitin 2009, Times Higher Education, një botim britanik publikoi të përvitshmen THE–QS World University Rankings në bashkëpunim me Quacquarelli Symonds (QS). THE publikoi një tabelë me 200 universitetet më të mira, ndërsa QS rankoi 500 prej tyre online, si libër dhe nëpërmjet partnerëve mediatikë. Në vitin 2009, THE u shkëput nga QS dhe iu bashkua Thomson Reuters, për të prodhuar një rankimk të ri të universiteteve botërore, të quajtur Times Higher Education World university rankings. Metedeologjia e re e THE përfshin 13 tregues të veçantë të performancës, nga 6 të tillë që kishte më parë. Rankimi Akademik i Universiteteve të Botës (The Academic Ranking of World Universities-ARËR) hartohet nga Shanghai Jiao Tong University, tani nën kujdesin e Shanghai Rankings Consultancy. Ky organizëm ka bërë rankimin e përvitshëm botëror të universiteteve që nga viti 2003, duke u bërë i parë në këtë lloj. Synimi fillestar ishte matja e hendekut mes universiteteve kineze dhe atyre “të klasit botëror”. Rankimet e ARWR citohen edhe nga revista prestigjioze “The Economist” dhe janë cilësuar si “konstante dhe transparente”. ARWU nuk mbështetet te sondazhet dhe kërkesat e studentëve për t’u regjistruar në universitete. Ndër të tjera, ARWR përfshin numrin e artikujve të botuar në revista Nature apo Science dhe numrin e fituesve të Çmimit Nobel apo të medaljeve të tjera.