Policet, te pasiguruar ne Shqiperi
Tirane- Problemet e punonjesve te policise jane te panumerta. Sigurimi i jetes, pensioni, kushtet sociale si dhe shperblimet, renditen ne pikat ende te pazgjidhura. Kete fakt e ka bere te ditur dje, kreu i Sindikates se punonjesve te Policise, Sadetin Fishta. I kontaktuar nga gazeta "Koha Jone", ka renditur dje problemet me shqetesuese qe po hasin punonjesit e policise. Nje nder pikat kryesore dhe te pazgjidhura vetem ne vendin tone, eshte sigurimi i jetes. "Te gjithe punonjesit e Policise se Shtetit, perfshire ketu edhe forcat e RENEA-s, jane te pasiguruar. Te vetmit persona qe ne kemi te siguruar, jane pilotet e policise, te cilet ne momentin qe ngrihet helikopteri, detyrimisht shteti ve ne dispozicion te tyre nje shume qe arrin deri ne 150 milione leke te vjetra, ne rast te ndonje incidenti", theksoi dje Fishta. Sipas tij ne asnje rast tjeter, efektivat e policise nuk sigurohen, kjo duke marre parasysh edhe operacionet dhe rrezikshmerine e jetes qe ata kane. "Askush nuk eshte marre deri tani me kete problem, ne nje kohe qe numri i te reneve ne krye te detyres arrin ne 238 punonjes policie, ku vetem per kete vit u regjistruan 6 deshmore", tha me tej kreu i sindikates. Pervec mossigurimit te jetes, iu takon me ligj dhe nuk funksion vetem ne polici, Fishta sqaroi edhe momentin e pensioneve. "Pas miratimit te ligjit "Per sigurimin ligjor suplementar", me 13 maj te ketij viti, te gjithe efektivave te policise, iu pergjysmohet pensioni automatikisht pas mbarimit te 15 vjeteve pune. Ligji hyri ne fuqi vetem duke kaluar ne Komisionin e Ekonomise, pa kaluar ne Komisionin e Ligjeve dhe ate te Sigurise. Me miratimin e ketij ligji nga ana e qeverise, se bashku me efektivat e policise jane bashkangjitur edhe Forcat e Armatosura, Garda, Sherbimi Informativ, Policia e Burgjeve, zjarrfikesit dhe SHKB-ne. Barazimi qe i behet trajtimit te punonjesve te Policise se Shtetit me efektivat e strukturave te tjera eshte i pamotivuar, pasi natyra e punes eshte e ndryshme. Punonjesit e Policise se Shtetit, e kane te rregulluar me ligj perfitimet suplementare dhe nuk ka arsye, perse te perfshihen ne nje ligj te ri. Policia e Shtetit ka arritur nje standard dhe nuk ka motiv per keqesimin e tij. Baza ligjore per sigurimet shoqerore suplementare eshte e plote", theksoi Fishta. Nga ana tjeter ai shtoi se ligji i ri i pergatitur, ul ne menyre te ndjeshme masen e perfitimit, perkeqeson masen e pageses sipas gradave dhe sipas kontributeve te secilit punonjes policie. Pagesa ne kete projektligj eshte e njejte per te gjithe punonjesit e policise, keshtu sipas tij punonjesit qe paguajne kontribute me te medha ne sigurime dhe kane grada te larta policore, do kene te njejten pagese me ata me kontribute me te vogla dhe grada te uleta. Pervec problemit te pensioneve, kreu i Sindikates se punonjesve te Policise, ka sqaruar se nje tjeter problem qe nuk eshte zgjidhur ende, jane edhe kushtet sociale te punonjesve te policise. Sipas Fishtes pjesa me e madhe e punonjesve te policise vijne nga rrethet, si dhe jetojne me qira ne kryeqytet. "Duke marre parasysh edhe pagat e punonjesve te policise, duhet qe te ketyre te fundit t'i rregullohet me ligj edhe jetesa. Puna e jeteses lidhet edhe me faktin se shumica e punonjesve jetojne ne shtepi me qira dhe pagat e tyre jane shume te uleta per te perballuar jetesen", tha me tej Fishta. Ne fund kreu i Sindikates se punonjesve te Policise se Shtetit, Sadetin Fishta sqaroi se te gjithe punonjesit nuk perfitojne as dietat e tyre ne kohe dhe nuk shperblehen ne raste te gatishmerise se tyre, per ngjarje te shumta. Keshtu mesohet se pjesa me e madhe e punonjesve te Policise se Shtetit, kur nisen me sherbime jashte zones se tyre perfitojne nje diete, e cila zakonisht merret pas 3 muajsh, jo perpara nisjes se tyre me sherbim. Nderkohe qe pervec dietes, punonjesit e policise nuk perfitojne shperblim ne raste te angazhimit te tyre ne ndeshje, koncerte etj, por te gjitha keto sherbime detyrohen qe te kryhen falas.
Kontrata e jetes
Fishta theksoi se do te kerkojne qe shuma per cdo punonjesi te siguruar e percaktuar ne formularin e kontrates se sigurimit te jetes, te mos jete me e ulet se 6. 000 000 (gjashte milione) leke dhe tarifa e primit te sigurimit te mos jete me e ulet se 0.5% e shumes se siguruar, te shenuar ne formularin e kontrates se sigurimit.
Sindikata e punonjesve te Policise: Duhet vleresim i ri ne strukturat e shtetit
Kreu i Sindikates se punonjesve te Policise se Shtetit, Sadetin Fishta duke marre shkas nga vrasja e kater efektivave te policise, ka kerkuar vleresim te ri nga te gjitha strukturat e shtetit. "Gjithe punonjesit e policise, perkulen me respekt para vepres sublime te tyre duke u angazhuar solemnisht se do te luftojne pareshtur krimin dhe rritur performancen e tyre profesionale, duke reformuar cdo strukture policore per te qene te afta ne kete perballje me sa me pak humbje jete. Kjo ngjarje e rende, e pa precedent kerkon nje vleresim te ri nga te gjitha strukturat e shtetit te gjendjes se forcave te rendit, jo thjesht nga ana profesionale, gje te cilen e bejne vete strukturat e caktuara te Policise se Shtetit, por ne aspektin e mangesive, kushteve te punes dhe veshtiresive logjistike", tha dje Sadetin Fishta. Sipas tij kjo ceshtje perben nje problem serioz per permbushjen e detyrave nga forcat e rendit, kerkesa keto te ngritura vecanerisht edhe ne fushen e armatimit e te pajisjeve speciale, te cilat cuditerisht jane kompensuar me angazhimin e pabesueshem deri ne dhenie jete, te punonjesve te Policise se Shtetit.
Perfitimet e familjareve te policeve te vrare
1. Vendimi i qeverise me numer 552, date 27.11.1999 "Per trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te policise, qe humbin jeten ose plagosen per shkak te detyres" trajton vetem punonjesit e policise te rene pas 1 janarit 1999. Ndersa punonjesit e tjere te policise te rene para vitit 1999 nuk i trajton fare.
Ne piken 1 te ketij vendimi, thuhet se i jepet nje ndihme e menjehershme cdo personi qe bashkejeton me punonjesin e policise, i cili ka humbur jeten ne krye te detyres, nje shperblim ne masen e 300.000 lekeve
2. Ne piken 2 te ketij vendimi thuhet se, ju jepen femijeve, te cilet vazhdojne studimet ne shkollat e mesme e te larta bursa, qe perballohen nga buxheti i shtetit.
3. Pika 4, pjesetareve te familjeve te punonjesve te policise qe kane humbur jeten ne krye te detyres, sipas ligjit nr 8030, date 15.11.1995 "Per kontributin e shtetit per familjet e pastreha" kur klasifikohen te pastrehe, iu jep kredi afatgjate me interes 1% dhe me perparesi ! Perfitim ky me se i zakonshem, edhe per nje deputet apo qeveritar te larte te shtetit.