E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe/ Kamioni perplaset me veturen, dy te vdekur

Dy persona kane vdekur mbreme pas nje aksidenti te ndodhur ne aksin Shkoder-Lezhe. Shkak eshte bere perplasja e nje kamioni me nje autoveture ku udhetonin dy te rinjte qe mbeten viktima. Mjeti tip "BMW" me targa te huaja eshte demtuar teresisht dhe per pasoje ka sjelle bilancin tragjik ne afersi te fshatit Gjader rreth ores 18:00. Burime policore thane se kane humbur jeten 26-vjecari Edmond Smaci dhe 30-vjecari Nikoll Nikolli. Ende nuk jane bere te ditura shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe ka shoqeruar drejtuesin e kamionit nen akuzen e "shkeljes se rregullave te qarkullimit".

A. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›