Tritol baneses, s'ka autore
B. Bejko
SARANDE- Nje shperthim i fuqishem tritoli ka tronditur qytetin e Sarandes mengjesin e djeshem, po per fat te mire pa shkaktuat te lenduar ne njerez. Ka qene ora 03:00 kur persona te paidentifikuar kane vendosur nje kallep me peshe 100 gr eksploziv ne sheshpushimin e katit te fundit te nje pallati pese katesh ne lagjen nr. 2 te Sarandes. Ne katin e katert banonte edhe gjyqtarja e Shkalles se pare Sarande, Ketra Bajrami, por policia hodhi poshte dyshimet se objekt ka qene pikerisht familja e gjyqtares. Sipas eksperteve tritoli eshte vendosur ne shenje kercenimi ndaj familjes Lame, pasi nje nga dy djemte mendohet se mund te jete perfshire ne ndonje konflikt gjate diteve te fundit. Eksplozivi eshte vendosur pikerisht prane deres se kesaj familje, duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale. Deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar si te dyshuar per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "shkaterrimit te prones me eksploziv".
Forcat e policise kane mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes. Sipas burimeve zyrtare nga Komisariati i Sarandes, behet e ditur se lenda plasese ka shperthyer ne afersi te baneses se Edmond Lames, 42-vjec, qe dyshohet se ka qene objekt i sulmit. Nga hetimet mesohet se lenda shperthyese mendohet te jete e llojit tritol dhe ne nje sasi jo me shume se 100 gram. Ajo eshte ndezur me nje fitil zjarrpercjelles, i cili gjykohet te kete qene me shume se dy metra i gjate. Ne vendngjarje jane grumbulluar prova te shumta materiale dhe shkencore, nderkohe qe jane marre edhe deshmite e banoreve ta pallatit.
Nga ana e grupit hetimor po punohet per zbardhjen dhe dokumentimin e plote te ngjarjes me qellim identifikimin dhe kapjen e autoreve pergjegjes te kesaj vepre penale. Burime policore bejne te ditur se per kete ngjarje jane shoqeruar nga forcat e rendit disa persona kontigjente kriminale, me te cilet po punohet nderkohe qe te zbardhet ky sulm i rende.
"Degjova hapa ne shkalle, lehu qeni dhe vinte ere e keqe"
Pronarja e apartamentit ku mendohet se eshte vene sasia e tritolit dhe ka qene objekti i sulmit, tregon castet e shperthimit trondites dhe terrorit te perjetuar. Lutfie Lame thote se banon prej 40 vitesh ne kete pallat dhe se kurre me pare nuk ka pasur probleme. "Nuk e di arsyen perse eshte vendosur dhe presim nga policia qe te zbardhe te verteten. U tronditem shume, madje nuhata bashke me dy djemte se dikush po kurdiste dicka, megjithese ishte vone", tregon e moshuara. Ata shprehen se kane pare nje send te dyshimte jashte portes se apartamentit. Lehja e qenit, zhurma e kembeve te nje personi qe largohej me vrap shkalleve dhe era e dickaje qe digjej, kane ngjallur dyshim ne familjen Lamaj. "Frika se mund te ndodheshim para nje te papriture na ka ndalur te dalim jashte portes se shtepise per verifikim te asaj qe po ndodhte", thote me tej Lutfija.
Ne nje vit, pese sulme me eksploziv
Shperthimet ne Sarande me eksploziv jane kthyer ne nje tradite famekeqe qe po terrorizojne nga dita ne dite banoret. Nese deshiron te hakmerresh ndaj dikujt, e ke te thjeshte te gjesh eksploziv me te cilin mund te sulmosh kedo. Ngjarja e djeshme eshte e pesta brenda harkut kohor te nje viti. Sulme ndaj efektiveve te policise, biznesmeneve, pronareve te autobuseve, banesave dhe deri tek makinat. Pothuajse te gjitha rastet ne lagjen numer kater dhe zonen e Gjashtes. Dhe vetem ne nje rast eshte bere e mundur te zbulohet autori i dyshuar i krimit.