E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, i vidhen 5 milionë lekë argjendarit

Vidhen 5 milionë lekë të vjetra në
banesën e një argjendari. Ngjarja
ndodhi dy net më parë në afërsi të
lagjes "Laprakë" në Tiranë. Persona të
paidentifikuar kanë mundur të depërtojnë
në banesën e Kujtim Prognit dhe
kanë arritur të marrin prej andej shumën
e të hollave. Vjedhja është zbuluar nga i
zoti i shtëpisë disa orë më pas. Ai lajmëroi
policinë, e cila shkoi në vendngjarje, ku
ka marrë gjurmët e gishtave të lëna në
kasafortën ku mbahej shuma e 50 milionë
lekëve të vjetra. Grupi hetimor ka
marrë në pyetje argjendarin Kujtim Progni
për t‘u informuar nëse ai vetë ka persona
të dyshuar. Ndërkaq, oficerët e policisë
kanë shoqëruar disa të dyshuar,
kryesisht kontingjent të policisë që njihen
si grabitës në zonë. Pasi u janë marrë
gjurmët dhe janë krahasuar me gjurmët
e gjetura në kasafortë, policia i ka
lënë sërish të lirë. Deri dje pasdite,
policia tha se ende nuk ka mundur të
zbardhë autorët, ndërsa shton se është
ngushtuar rrethi i personave, ku
mes të cilëve ka edhe të njohur dhe
bashkëpunëtorë të viktimës në tregti.
Sipas hetuesve, njerëzit që kryen
vjedhjen ishin tejet të informuar për
shumën e parave që Progni mbante në
shtëpi dhe për lëvizjet e tij ditën që realizuan
grabitjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›