E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj: Sfida e radhës, heqja e imunitetit

Shumica parlamentare i kërkon opozitës bashkëpunim për shembjen e murit të imunitetit. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka theksuar se sfida e radhës është heqja e murit të imunitetit, si një nga barrierat serioze në luftën ndaj korrupsionit. Deklarata e ministrit Alibeaj u bë në Zagreb për takimin e gjashtë të ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Ballkanit. "Viti 2009 duhet të jetë një vit aksioni për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, në mënyrë që Bashkimi Evropian të vendosë për heqjen e vizave". Me këtë konkluzion ka dalë takimi i Zagrebit, i organizuar nga Presidenca franceze e Bashkimit Evropian me ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të rajonit, ku Shqipëria është përfaqësuar nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, dhe zëvendësministri i Brendshëm, Gent Strazimiri.

Dokumente të sigurisë, kartat e identitetit, kontrolli i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë katër shtyllat kryesore mbi të cilat do të merret vendimi i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›