E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugët për të kthyer ligjin Antimafie

Procedura

Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Krimeve të Rënda janë të pafuqishme për të kundërshtuar ligjin e ri “Antimafia”. Ato janë institucione të zbatimit të ligjit dhe nuk kanë tagrin për t’i kërkuar Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e tij. Ndërkohë, shfuqizimi i ligjit mund të realizohet nga partitë politike, të cilat mund ta çojnë në Kushtetuese ligjin në fjalë. Sipas tyre, mjafton që një subjekt politik, me argumentet e duhura të paraqesë në Kushtetuese objeksionet dhe menjëherë mund të kemi pezullimin e këtij ligji të debatuar. Një tjetër rrugë për të kthyer këtë ligj është edhe kërkesa e gjyqtarëve që mund të gjykojnë persona, apo organizata kriminale që preken nga zbatimi i këtij ligji. Nëse togat e zeza vërejnë mospërputhje të ligjit me Kushtetutën, mund të kërkojnë pezullimin dhe rishikimin e ligjit. Një dispozitë në Kushtetutë përcakton se gjyqtarët mund të kërkojnë pezullimin e ligjeve nëse nuk përcaktohen nga Kushtetuta. Në fund, por jo nga rëndësia, janë edhe grupet e interesit, pra personat që do të akuzohen nga ky ligj. Të gjithë shtetasit shqiptar që janë bërë apo mund të bëhen objekt hetimi nga ligji “Antimafia”, kanë të drejtë t’i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese interpretimin e tij.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›