E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen emra dhe organizata të tjera në listën e financuesve të terrorizmit

Tiranë, 1 shtator 2010 NOA Qeveria shqiptare ka vendosur të bëjë shtesa të tjera në vendimin e saj të mëparshëm të 29 tetorit 2004, Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletore zyrtare.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, në kuadrin e masave kundër financimit të terrorizmit, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi që të bëhen shtesa në listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit (Lista e OKB-së), që i bashkëlidhet vendimit nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Në fund të shkronjës A, Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me talebanët, shtohen personat e renditur në listën a, Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me talebanët, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si anëtarë ose bashkëpunëtorë me talebanët, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues, për talebanët dhe Al-Qaida-n.

Në fund të shkronjës C, Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën AI-Qaida, shtohen personat e renditur në listën b, Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën AI-Qaida, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas shtesave në lidhje me listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat dhe kompanitë, që kanë lidhje me talebanët dhe Al-Qaida-n, si dhe personat, organizatat dhe kompanitë të cilat rezultojnë si financuese apo që ndihmojnë terroristët dhe organizatat terroriste.

e.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›