Ekspertët: “Meta-Prifit”, jo video origjinale
01/11/2011 Tik-taku tregon deformime anormale. Në Lap-Top u gjend programi për ndërhyrje
Në minutën e 11:25 konstatohet një tik-tak tepër pa harmoni, ka mbivendosje e ndërhyrje
Reagimi i Dritan Priftit
Njeriu që regjistroi përgjimin e ish-ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta, ka reaguar menjëherë pas ekspertizës së ekspertëve, duke e cilësuar atë si diskredituese për sistemin e drejtësisë. Prifti ka pohuar se nuk priste asnjë rezultat, përveç se atij që nxorën tre ekspertët. Në mbyllje të deklaratës, deputeti i ka kërkuar gjykatës të caktojë ekspertët të huaj, dhe sipas tij konkluzionet e tyre të merren për bazë në këtë proces.
TIRANE-Cilësohet jo origjinale video përgjimi mes dy ish-ortakëve Dritan Prifti dhe Ilir Meta. Konkluzioni është arritur nga tre ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë, të cilët pas 30 ditëve verifikimi të USB-së, Lap-Topit, kabullit të USB-së, si dhe orës së tavolinës, kanë arritur në përfundimin se videoja e shumëpërfolur mund të ketë pasur ndërhyrje gjatë kësaj periudhe. Kjo për shkak se sipas tre ekspertëve Ardian Pollo, Ermal Beqiri dhe Artur Rahmanit, në video janë konstatuar disa zhurma që lenë dyshime për një ndërhyrje të mundshme të videos të gjetur në dosjen Dritan Prifti që ndodhej në Lap-Top. Gjithashtu në aktin e ekspertimit, ekspertët kanë cilësuar se në video ka pasur punime, për shkak se nga zhurma e tik-takut të sekondave të orës, dallohen qartë pjesën e ndërhyrjes. Më tej ekspertët kanë hedhur poshtë edhe materialin e transmetuar në emision Fiks-Fare, duke treguar se ky material nuk është i njëjtë me atë që është gjendur në Lap-Topin e Priftit. Me këto konkluzione tre ekspertët që u caktuan nga Gjykata e Lartë, duket se kanë nxjerrë “nul” totalisht të gjitha veprimet e Prokurorisë dhe deputetit Dritan Prifti, ndërkohë që e kanë kthyer procesin gjyqësor në favor të të pandehurit Ilir Meta. Gazeta “Metropol” publikon të gjithë aktin e ekspertimit, që ekspertët lexuan dje në gjykatë.
Ekspertimi
1. Objekti i këqyrur dhe marrë si provë materiale, në formë “ore”, a është i përshtatshëm për të realizuar regjistrim audioviziv (figurë dh zë)? Cilat janë karakteristikat fizike dhe karakteristikat teknike të tij? Si provohet nga ana shkencore se ora e tavolinës ka qenë mjet me të cilën është realizuar përgjimi i bisedës? A gjendet në objektin “orë” regjistrimi audio-viziv apo gjurmë të regjistrimit të bisedës mes të pandehurit Ilir Meta dhe shtetasit Dritan Prifti? Nëse po, cila është ora dhe data e realizimit të këtij regjistrimi audio-viziv?
Po, objekti i ekspertimit, ora e marrë si provë materiale është prodhuar për të realizuar regjistrime audio-vizive. Gjatë këqyrjes fizike të orës objekt ekspertimi, u konstatua se është një “orë-mikrokamera”, e cila ka një mikrofon dhe në faqen anësore të trupit metalik evidentohet një vrimë lehtësisht e dallueshme me shikim të lirë. Në pjesën e poshtme ka një konektor, një buton për të komanduar regjistrimin dhe një dritë “LED” ngjyrë blu në pikën e orës “9”, që sinjalizon procesin e karikimit të baterisë, procesin e fillimit të regjistrimit dhe mbarimin e tij, si dhe një rrotull që komandon akrepat e orës dhe një buton tjetër. Sipër numrit “12” ndodhet objektivi i mikrokameras. Kapaciteti i memories së orës objekt ekspertimi është “8GB”. Nuk mund të provojmë nëse ora objekt ekspertimi, është mjeti me të cilin është realizuar regjistrimi i bisedës. Jo, nuk gjetëm gjurmë të regjistrimit të bisedës “Meta-Prifti”. Nga ekzaminimi i objekt të ekspertimit (ora), nuk jemi në gjendje të përcaktojmë origjinën e saj. Sipas detyrës së ngarkuar, u ekzaminua memoria e orës objekt ekspertimi dhe nuk u gjetën gjurmë të bisedës “Meta-Prifti”. Memoria e orës në pamje të parë ishte bosh. Nuk u bë e mundur kryerja e një eksperimenti, për të realizuar regjistrime me orën objekt ekspertimi, pasi në memorien e saj evidentohet një regjistrim tjetër, i cili nuk është objekt i këtij ekspertimi, dhe mund të cenohej ky regjistrim (provë që është objekt i një çështje tjetër).
Objekti i këqyrur dhe marrë si provë materiale, në formë “ore”, a lejon shkarkimin në pajisje të tjera elektronike, (Kompjuter) të materialeve të regjistruara nëpërmjet tij? Nëse po, ky shkarkim a mund të realizohet nëpërmjet objektit “kabull USB”, të këqyrur e marrë si provë materiale?
Po, ky objekt lejon shkarkimin në pajisje të tjera elektronike kompjuter. Kabulli USB objekt ekspertimi shërben për shkarkimin e regjistrimeve audio-video.
Regjistrimi audio-viziv që ndodhet në objektin “Lap-Top”, provë materiale, në faqen e parë të tij, vetëm dosja (polder-i) me emërtimin “Dritn Prifti”, çfarë specifikimesh teknike ka, a është e mundur të përcaktohet nëse është hedhur (shkarkuar) nga objekti regjistrues në formë ore? Nëse një gjë e tillë nuk mund të përcaktohet, a është e mundur që të shkarkohet nga një objekt i tillë duke pasur parasysh përputhjen e kapaciteteve të pajisjes regjistruese (kamerës dixhitale në objektin “orë”) me materialin audioviziv të regjistruar të ndodhur në objektin “Laptop”?
Nëse me faqen e parë të tij, nënkuptohet “folderi Desktop” i “userit” Dritan Prifti, ne nuk gjetëm material audio-video. Nga kërkimi në memorien e lap-topit objekt ekspertimi u gjet një regjistrim audio-video me emërtimin “PICT0008.AVI” në pathin: c:UsersDritan Prifti100DSCIM. Nuk është e mundur të përcaktohet nëse shkarkimi është bërë nga ora (mikrokamer) objekt ekspertimi. Në bazë të specifikimeve të përmendura në pikën a), jemi në gjendje të themi që ora ka kapacitet për të gjeneruar një “file” të madhësisë në “bit” të “PICT0008.Avi”. Teknikisht ne nuk mund të përcaktojmë përputhje të tjera, sepse nuk mundem të kryenim regjistrime audio-video eksperimentale me këtë orë mikrokamera.
A mund të përcaktohet ora dhe data e saktë e hedhjes (shkarkimit) në objektin “lap-top” provë materiale, vetëm te materialet audio-vizive të bisedës Meta-Prifti, në dosjen (folder) me emërtimin “Dritan Prifti”?
Ne nuk gjetëm në memorien e orës objekt ekspertimi, gjurmë të materialit audio-video “Meta-Prifti” dhe i vetmi burim informacioni për “PICT0008.avi” është informacioni që shoqëron filen në laptop. Nga ekzaminimi i bërë c:UsersDritan Prifti100DSCIM PICT0008.avi në laptop, data e fundit e modifikimit është 01/03/2010 01:33 PM (data/muaji/viti ora). Gjithashtu u konstatua që data e BIOS-it në laptop korrespondon me datën aktuale. Ora e BIOS-it në laptop ndryshonte një orë (mbrapa) me orën aktuale në Shqipëri. Data dhe ora u verifikuan me laptop duke e ndezur atë pa hard disk (pa lënë gjurmë).
Materiali audioviziv, i bisedës mes subjekteve Ilir Meta dhe Dritan Prifti, i ndodhur në objektin “Lap Top”, provë materiale, faqen kryesore desktop dosja (folder) me emërtimin “Dritan Prifti”, a ka ndërhyrje në përmbajtjen e tij audio dhe video, në kuptimin e fshirjes dhe montazhit të këtij regjistrimi etj? Nëse po, ku konsistojnë këto ndërhyrje?
Në mungesë të një file origjinal me përmbajtje audio-video Meta-Prifti në orë, nga ekzaminimi u konstatua ndërhyrje dhe mbivendosje e mundshme në file-n e gjetur në Lap-top. Gjatë ekzaminimit të materialit audio-video C:Users Dritan Prifti 100DSCIMPICT0008.avi arritëm në deduksionin që:tik taku i orës është linearizuar në gjithë gjatësinë e tij me sekondat e time-line. Në minutën e 11:25 siç shikohet, konstatohet në spektër gjurmë e ngjashme me një tik-tak tepër, jo në harmoni me tik-tak-et e jera. Në minutën e 12:35 vihet re sërish një tik-tak i mbivendosur. Anomalitë e konstatuara gjatë analizimit të spektrit të frekuencave në intervale kohore të ndryshme. Duke parë deformimet anormale të kurbës së sinjalit, konkludojmë se probabiliteti i ndërhyrjeve të mundshme rezulton të jetë shumë i madh. Gjatë ekzaminimit të lap-topit, të faile të fshira u konstatua se ekzistonte dhe një program i fshirë i quajtur “CraziTalkAnimator” i kompanisë “RealIluzion”, i cili përdoret për ndërhyrje audio-video.
A mund të përcaktohet se si është bërë shkarkimi i këtij materiale audioviziv Meta-Prifti nga objekti “Lap Top” në pajisjet e tjera? Nëse po, të evidentohen rastet (numri i tyre) dhe koha (ora-data), e kryerjes së këtyre veprimeve.
Me programet dhe njohuritë që ne disponojmë, nuk jemi në gjendje të përcaktojmë se si është bërë shkarkimi i materialet audi-video “Meta-Prifti” në pajisjet e tjera. Nga ekzaminimi i regjistrit të Windowsit, detajuam historikun e pajisjeve USB të lidhura me lap-top objekt ekspertimi. Nga ekzaminimi i regjistrit konkludohet se të gjitha pajisjet USB janë rifreskuar si drier-a me datën 01/shkurt/2011 ora 14:05. Pajisjet elektronike që janë lidhur me laptopin janë: Flash-Disk, mini DV, ora(mikrokamer) etj.
Objekti “USB” i këqyrur dhe marrë si provë materiale, a përmban materiale audioviziv të regjistruar mes subjektit Ilir Meta dhe Dritan Prifti? Nëse po, a është autentik dhe a përputhet me materialin audioviziv që ndodhet edhe në objektin “Lap Top”, të këqyrur dhe marrë si provë materiale? Nëse jo, ku konsistojnë ndërhyrjet në përmbajtjen e tij audiovizive në kuptimin e fshirjes, montazhit etj, të këtij regjistrimi?
Po, në USB u gjetën tre file. Biseda ok.mpg është material audio-viziv që përmban vetëm objektet Meta-Prifti. Krijuar në USB 12/01/2011, 05:19:12 pm, modifikuar 06/12/2010 09:59:52 pm, aksesuar për herë të fundit 23/01/2011. Meta.avi është material audio-viziv që përmban subjektin Meta-Prifti. Krijuar në USB 12/01/2011 ora 2:44 pm, modifikuar 05/10/2010 ora 12:51 pm. Toni2.ZIp krijuar në 12/01/2011 ora 02:50 pm, modifikuar në 06/10/2010 ora 06:50. Toni2.Zip përmban polderin toni2, modifikuar për herë të fundit me 06/10/2010 ora 02:12 pm. Përmban brenda file-n man 2V4.MPG me madhësinë 122 774 955 bit, modifikuar për hetë të fundit në 05/10/2010 ora 03:18 pm. Ky file përmban regjistrimin audioviziv të subjektit Meta-Prifti.
Materiali audioviziv i ndodhur në DVD-in, e sekuestruar më datë 12.01.2011 në redaksinë e emisionit “Fiks Fare”, a është autentik apo jo me materialin audioviziv që ndodhet në objektin “USB”, dhe me materialin audioviziv që ndodhet në objektin “Orë”?
Në DVD objekt ekspertimi u gjet file me emërtimin “Prifti Meta me logo.avi” krijuar dhe modifikuar në dt 12/01/2011 ora 02:18:01 pm, e madhësisë 189 Mb, në format AVI, me video 64 MB, 790 Kbps, 25 Fps, 720X576 formati 4X3, komprimimi DIVx V5, Audio 125 Mb, 1536 kb/sek, 4800 Hz, 2 kanale (stereo) PCI, PCM bodec. Në video konstatojmë në pjesën djathtas-Lart, logon “Top Channel BURIM I VIDEOS”. Ekzaminimi i mësipërm na lejon të konkludojmë që formati audio-video i materialet që ndodhet në DVD nuk është i njëjtë me materialet e gjetura në USB. Në objektin orë, nuk ka asnjë material audio-video Meta-Prifti.
Cili është spektri maksimal dhe minimal i fuqisë së “orës” provë materiale?
Ora mikrokamera objekt ekspertimi, nuk ka numër serie e as origjinë prodhimi. Në këto kushte, nuk mund të nxjerrim specifikime teknike. Kërkesën e mësipërme do ta kishim plotësuar me anë të eksperimentit me këtë objekt në rast se do na jepej mundësia.
A mund të realizohet nga ana e ekspertit (ëve) një skicë e fuqisë së audios së prodhuar në regjistrimin e bisedave mes subjekteve Ilir Meta dhe Dritan Prifti?
Jo.
Cili është niveli teorik i raportit sinjal/turbullim që nuk mund të lejojë kuptimin e të folurit? Në të gjithë intervalin e audios së videos mes subjekteve Ilir Meta dhe Dritan Prifti objekt ekspertimi, cili është raporti sinjal/turbullim, dhe a mundet që ky nivel sinjali të lejojë një nivel minimal të kuptueshmërisë dhe qartësisë së fjalëve të dhëna?
Raporti teorik sinjal/zhurmë, që nuk mund të lejojë kuptimin e artikulimit të fjalëve të biseduesve është nën “-10dB”. Shkencërisht është pranuar se ka kuptueshmëri të sinjalit audio, kur raporti sinjal/zhurmë, mesatar dhe i pjesshëm i kalon 10dB, i cili është standard ndërkombëtar. Cilësia e fajlit “PICT0008.avi” është e keqe dhe sa vjen e përkeqësohet. Një nga shkaqet kryesore mund të jetë rënia e baterisë. Nga fundi regjistrimi audio-video raporti sinjal/zhurmë është rreth zero dB.
Çfarë është procesi i filtrimit në aspektin teknik? Konsiderohet ky veprim ndërhyrje dhe a e dëmton kuptueshmërinë e sinjalit?
Sinjalet audio-video në origjinën e tyre janë sinjale analoge. Një sinjal analog karakterizohet nga amplituda dhe frekuenca. Në botën reale konkretisht pamja e syrit dhe dëgjimi i veshit të njeriut, përcaktojnë një spektër të caktuar frekuencash dhe amplitudash. Veshi i njeriut ka diapazonin 20 Hz-20Khz, ndërsa syri percepton spektrin nga 380nm- 740 nm gjatësi vale ose 4-5 THz-790 THz. Sinjalet audio dhe video nuk janë sinjale sinusoidale të rregullta, por mund të paraqiten si një seri e pafundme e sinjaleve sinusoidale me amplituda dhe frekuenca të ndryshme (Zbërthimi Furie). Filtrimi në aspektin teknik, konsiston në heqjen ose modifikimin e disa prej këtyre sinjaleve sipas një algoritmi të caktuar, pra heq ose shton pjesë në përmbajtjen energjetike të sinjalit (amplitude). Teknikisht, filtrimi është ndërhyrje, sepse ndërhyrjet në kurbat përbërëse të sinjalit (amplitude). Dëmtimi i kuptueshmërisë është në varësi të thellësisë dhe mënyrës së filtrimit.
A është e mundur teknikisht të krijohet një kopje e pastruar (filtruar) nga zhurmat, e materialit audioviziv të bisedës mes subjekteve Ilir Meta dhe Dritan Prifti të regjistruar e që mund të ndodhet në objektet “Orë”, “Lap top” e “USB”, të këqyrura e marrë si provë materiale? Nëse po a mund të përgatitet nga 1(një) kopje e këtyre materialeve audiovizive, për identifikimin më të pastër të zërave (audios), për efekt transkriptimi të bisedave të regjistruara mes subjekteve Ilir Meta dhe Dritan Prifti, pa cenuar origjinalitetin e materialit audioviziv dhe pa dëmtuar këtë regjistrim?
Teknikisht u krijuan disa kopje mbi të cilat u aplikuan një gamë e gjerë filtrash me karakteristika të ndryshme me disa software profesionale. Mbas përdorimit të tyre, nuk u arrit të përftohej një sinjal audio që të garantojë dëgjueshmëri dhe kuptueshmëri të qartë të bisedimit.
A mund të zhduken apo tjetërsohen të dhëna elektronike audio e video pa lënë gjurmë? Nëse po, në çfarë mënyre e rrethanash?
Po, teknikisht me pajisje elektronike dhe programe të ndryshme mund të zhduken apo tjetërsohen pa lënë asnjë gjurmë të dhëna elektronike audio e video. Përdorimi i teknikave dixhitale e të kompjuterizuara, u bën të mundur ekspertëve të informatikës dhe atyre audiovizivë, praktikisht të gjitha llojet e ndryshimeve në file audio video. Për të realizuar fshirje apo tjetërsim të dhënash audio-video, mjafton një kompjuter dhe një ose disa programe editimi audio-video.
A është teknikisht e mundur që të mos mbetet asnjë e dhënë a gjurmë nga regjistrimi i një bisede në objektin “orë” provë materiale, pas fshirjes së këtij regjistrimi?
Po, është e mundur.
A është e mundur montimi i timecode, datës, orës, frekuencës, thellësisë së kampionit, ndriçimit, matrikulës së regjistrimit dhe origjinales së file-it (dokument elektronik)? Nëse po, si mund të realizohen ato? Në regjistrimin audio e video objekt ekspertimi të bisedës mes subjekteve Ilir Meta e Dritan Prifti a konstatohen shenja të montimeve e ndërhyrjeve të tjera?
Po, të gjitha janë të mundura me përdorimin e kompjuterëve dhe softeve përkatëse. Mungesa e regjistrimit audio-video origjinale në orën objekt ekspertimi, nuk na mundëson konstatimin e montimeve apo ndërhyrjeve sepse ne nuk kemi origjinalin, objekt krahasimi.
A mund të përmirësohet cilësia audio dhe/ose video e file-eve (dokumenteve elektronik) të ndodhura dhe shkarkuara në pajisjet objekt ekspertimi dhe që përmbajnë biseda mes subjekteve Ilir Meta dhe Dritan Prifti?
Duke ju referuar përgjigjes së pyetjes 1.11 për sa i përket raportit sinjal/zhurmë, nivelit audio nën -10 db dhe kampionimit 8kHz, cilësia audio, me gjithë përdorimin e sistemit të ndryshëm të filtrave, nuk solli përmirësim të dukshëm për ta bërë të kuptueshëm bisedën në pjesë të veçanta. Përmirësimet në video nuk sollën ndonjë ndryshim të dukshëm, pasi rezolucioni i regjistrimit është i ulët.
Cili është kuptimi teknik i autencitetit dhe origjinalitetit në fushën e teknologjisë së informacionit i të dhënave elektronike të realizuara, transferuara dhe ruajtura me pajisje dixhitale?
Kuptimi teknik i autenticitetit në fushën e teknologjisë së informacionit është që informacioni i transmetuar nga dhënësi tek marrësi të jetë identik, origjinal. Për të garantuar këtë origjinalitet, përdoren teknika nga më të ndryshmet si psh vulat dixhitale dhe enkriptimi me çelësa dixhitalë.
Ndërhyrja e Fullanit
Anëtarja e trupit gjykues që po gjykon çështjen e të pandehurit Ilir Meta, Ariana Fullani, i ka kërkuar prokurorit Bujar Sheshi, se pse e kishte kaq të domosdoshme kërkesën për programet që kishin përdorur tre ekspertët gjatë ekspertizës. Prokurori Sheshi i është përgjigjur se i nevojiteshin për të bërë konkluzionet përfundimtare mbi aktin dhe se ishte e nevojshme për të, të mësonte se çfarë programe janë përdorur.
Replikat avokat-prokuror
Pas përfundimit të leximit të aktit të ekspertimit, përfaqësuesit e akuzës dhe avokat mbrojtës të Ilir Metës, u përfshinë në replika me njëri-tjetrin. Shkak i kësaj u bënë kërkesat e prokurorit Sheshi, për vënien në dispozicion të programeve kompjuterike, kërkesa këto që nga avokati Gëzim Veleshnja u cilësuan si veprime presioni të bërë në gjykatë ndaj tre ekspertëve. Veleshnja akuzoi Prokurorinë se ka ushtruar presion të vazhduar ndaj ekspertëve edhe gjatë kohës, kur këta të fundit kryenin ekspertimin e videos. Mirëpo pas kësaj ka reaguar prokurori Sheshi, i cili i ka quajtur deklaratat e mbrojtjes si të pavërteta dhe jo serioze për procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Lartë. Ai ka shtuar se nuk është asnjë gjë e vërtetë nga ato që pretendon mbrojtja, duke theksuar se kërkesat e tij janë ligjore dhe nuk mund të cilësohen mjete presioni nga mbrojtja.