Ligji i spiunëve, ndërhyn Gjermania
Gjermania do të ndihmojë në çështjen e hapjes së dosjeve dhe në hartimin e një ligji të posaçëm për Shqipërinë.
BLEDAR HOTI
Sipas burimeve, Këshilli i Evropës dhe institucionet evropiane, BE kanë ngarkuar Gjermaninë që të asistojë Shqipërinë, qoftë nga ana politike dhe ligjore për një ligj për hapjen e dosjeve. Qeveria shqiptare do të bashkëpunojë me këtë çështje, ku së bashku me drejtoreshën e Politikës së Hapjes në qeverinë gjermane, Birsler, do të organizojë një konferencë në fillim të muajit shtator në Tiranë, pikërisht me këtë tematikë për mundësinë e hapjes së dosjes në Shqipëri. Për këtë çështje po merret ambasada gjermane, që sipas burimeve do të organizojë takimin dhe po kontakton me drejtues të institucioneve të shtetit shqiptar. Konferenca shihet si hapi i parë ku palët mund të shkëmbejnë mendimet në lidhje me këtë çështje, e cila ende nuk është realizuar. Kjo mund të shërbejë dhe si trampolinë për të ndikuar te Kuvendi për realizimin e miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve. Me këtë iniciativë synohet që të realizohet një ligj i ngjashëm me atë të Gjermanisë, e cila kohë më parë hapi dokumentet e Stassi-t. Për realizimin e këtij objektivi mësohet se është kontaktuar dhe me ekspertë të kësaj çështjeje. Mësohet gjithashtu se drejtoresha Birsler, muaj më parë ka zhvilluar një vizitë në Tiranë dhe ka komunikuar me përfaqësues të shtetit shqiptar në lidhje me realizmin e një konference të tillë. Por një takim i tillë nuk dihet se pse nuk është bërë publik. Shqipëria, Ukraina dhe Rusia janë vendet që nuk kanë realizuar hapjen e dosjeve dhe nuk kanë dënuar krimet kundër komunizmit.
Nga të gjithë ish-vendet komuniste, vetëm këto tre shtete nuk po zbatojnë rezolutën e nxjerrë së fundmi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për dënimin e krimeve kundër komunizmit.
Pas ribashkimit, Gjermania kaloi një ligj në vitin 1991 për hapjen e arkivave të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, Stassi. Ligji për dosjet e Stassi-t, i mbrojti ato nga shkatërrimi dhe mundësoi hapjen e tyre graduale. Çdo shtetas ka të drejtën të inspektojë dosjet personale dhe të gjejë se deri në çfarë mase Stassi ka ndikuar në jetën e tij. Më shumë se dy milionë njerëz i kanë inspektuar dosjet e tyre. Kjo procedurë mund të synohet të realizohet dhe këtu në Shqipëri për hapjen e dosjeve publike për të gjithë shtetasit shqiptarë. Shtetet e fundit ish-komuniste që e kanë realizuar këtë proces kanë qenë Bullgaria dhe Polonia. Në dhjetor 2006, parlamenti i Bullgarisë kaloi një ligj për të hapur arkivat e shërbimeve të saj sekrete dhe për të zbardhur të vërtetën mbi shërbimin tashmë të shpërbërë, Darzhavna Sigurnost, një prej shërbimeve më famëkeqe sekrete të Luftës së Ftohtë. Sipas ligjit, publiku lejohet që të shohë dosjet. Disa dosje mbeten sekrete për publikun, për "arsye të sigurisë kombëtare". Në nëntor 2006, presidenti Lech Kaczynski firmosi një ligj të ri për hapjen e dosjeve të policisë sekrete, që përmbanin informacione për diplomatë aktualë, ministra qeverie dhe anëtarë të parlamentit.
shtetet ku u hapen dosjet
BULLGARIA
Në dhjetor 2006, parlamenti i Bullgarisë kaloi një ligj për të hapur arkivat e shërbimeve të saj sekrete dhe për të zbardhur të vërtetën mbi shërbimin tashmë të shpërbërë, Darzhavna Sigurnost, një prej shërbimeve më famëkeqe sekrete të Luftës së Ftohtë.
Sipas ligjit, publiku lejohet që të shohë dosjet.
Disa dosje mbeten sekrete për publikun, për "arsye të sigurisë kombëtare".
ÇEKIA
Në vitin 2003, Republika Çeke botoi listën e personave që kanë bashkëpunuar me policinë sekrete të kohës së komunizmit, StB.
Një listë me emrat e rreth 160 mijë personave të pretenduar si bashkëpunëtorë, u bë publike një dekadë përpara nga ish-disidenti Petr Cibulka, që tha atëherë si i kishte marrë informacionet prej një burimi që kishte mundësi të shihte dosjet e StB-së. Sllovakia hapi mijëra dosje sekrete të StB-së në nëntor 2004. Këto dosje përmbanin emrat e më shumë se 21 mijë vetëve, ku përfshihen informatorë dhe disidentë të pretenduar, datojnë në mesin e viteve 1950.
GJERMANIA
Pas ribashkimit, Gjermania kaloi një ligj në vitin 1991 për hapjen e arkivave të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, Stassi. Ligji për dosjet e Stassi-t, i mbrojti ato nga shkatërrimi dhe mundësoi hapjen e tyre graduale.
Çdo shtetas ka të drejtën të inspektojë dosjet personale dhe të gjejë se deri në çfarë mase Stassi ka ndikuar në jetën e tij.
Më shumë se dy milionë njerëz i kanë inspektuar dosjet e tyre.
HUNGARIA
Në vitin 2003 një ligj u mundësoi individëve që të shikonin dosjet e tyre të hartuara nga policia sekrete e kohës së komunizmit, për t'u krijuar mundësi viktimave që të shikonin se kush i kishte spiunuar. Vetëm informacionet që vlerësohet se prekin sigurinë kombëtare mbeten sekrete.
POLONIA
Në nëntor 2006, presidenti Lech Kaczynski firmosi një ligj të ri për hapjen e dosjeve të policisë sekrete që përmbanin informacione për diplomatë aktualë, ministra qeverie dhe anëtarë të parlamentit. Përpara këtij ligji, vetëm historianët dhe gazetarët kishin mundësi t'i shihnin këto dosje, të cilat mbahen në Institutin Kombëtar të Përkujtimit (IPN) të ngritur në 1998 për të përndjekur krimet naziste dhe komuniste në Poloni.
Dosjet janë bërë publike, por personat që tregohen se kanë bashkëpunuar kanë të drejtë të apelojnë në gjykata për të pastruar emrat e tyre.
RUMANIA
Në 1999 qeveria ngriti një komision të posaçëm, Këshilli për Studimin e Arkivave të Sigurimit (CNSAS) për të studiuar miliona dokumente të policisë sekrete. Në bazë të ligjit, CNSAS-s i kërkohet që të kërkojë mes dokumenteve për shenja bashkëpunëtorësh në mesin e politikanëve dhe figurave të larta publike. Në 2005 të gjithë arkivat e policisë sekrete (Securitate), u hapën për publikun, me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë kombëtare. Mijëra vetë kanë mundur të zbulojnë nëse të afërmit apo fqinjët e tyre kanë qenë apo jo spiunë.
ISH-BASHKIMI SOVJETIK
Në ish-Bashkimin Sovjetik, me përjashtim të republikave balltike, tendenca ka qenë për t'i mbajtur të mbyllura këto arkiva të policisë sekrete sovjetike, KGB. Ish-oficerë të lartë të KGB-së janë në krye të politikës apo biznesit në Rusi. Nga vendet balltike, Letonia votoi në mars 2007, për hapjen e arkivave që mbanin emrat e agjentëve të ish-KGB-së. Parlamenti i Lituanisë votoi në tetor 2006 për hapjen e arkivave specialë të qeverisë, ku mbahen dosjet e KGB-së, që këto dosje të jenë të hapura pa kufizime për publikun.
ISH-JUGOSLLAVIA
Në vitin 2001, shtetasit serbë u lejuan për herë të parë që të shikonin dosjet sekrete të UDB-së. Por shoqatat për të drejtat e njeriut kundërshtuan ndaj faktit se pasuesit e UDB-së mund të ruanin kontrollin e dosjeve. Ata gjithashtu ishin dyshues se shumë dosje mund të jenë shkatërruar në ditët dhe javët që pasuan rrëzimin e Sllobodan Millosheviçit. Pjesa më e madhe e publikut në Serbi dhe Kroaci është e interesuar lidhur me dosjet e policisë sekrete në vitet pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
Përplasje PS-PD në Kuvend, shtyhet ligji
Parlamenti kishte parashikuar që të votonte projektligjin në sesionin parlamentar të verës që u mbyll në muajin korrik. Por debatet pa fund mes socialistëve dhe demokratëve për këtë çështje, mosdhënia e konsensusit bëri që ky projektligj të shtyhet. Në Kuvendin e Shqipërisë prej dy vitesh gjenden katër projektligje, të cilat janë depozituar nga PDK, PS, PD dhe së fundmi nga deputeti Aleksandër Biberaj. Pas shumë debatesh dhe diskutimesh në Komisionin parlamentar të Ligjeve, demokratët paraqitën një projekt të ri, por që u kontestua nga ana e socialistëve, për shkak se u cilësua si një ligj që synon lustrimin dhe jo hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit për qytetarët. Por kërkesa e socialistëve u hodh poshtë nga demokratët, pasi kërkonin t'i hapnin ato vetëm për zyrtarët e lartë të shtetit dhe për deputetët që do të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009. Divergjencat bënë që nisma ligjore të shtyhet, duke u lënë më tepër kohë parlamentarëve.