Pas seksit prostituta grabiste klientin
06/02/2009 Në mes të Tiranës
TIRANE- Shkonin me klientët në krevat, kundrejt pagesës, por më pas i vidhnin ata. Dy gra kishin ngritur këtë skemë të vjedhjes, por denoncimi i një prej klientëve të tyre i ka nxjerrë zbuluar. Pikërisht për këtë gjë, policia e Tiranës tha se ka vënë në pranga 44-vjeçaren Fatmira Mediu, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e saj, që bënte rolin e prostitutës, si dhe një burrë që ishte bashkëpunëtori i tyre. Sipas policisë, efektivët pranë seksionit të posaçëm kundër vjedhjeve të tjera kryen arrestimin në flagrancë të Fatmira Mediut, 44 vjeçe, lindur në Përmet dhe në Tiranë, me arsim 8 klasë, e pa dënuar më parë. Arrestimi i saj është bërë pasi dy ditë më parë, në bashkëpunim me një grua tjetër, kanë konsumuar veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim duke i vjedhur 44-vjeçarit GJ. P., shumën prej 100 mijë lekësh. Gjithashtu Mediu në bashkëpunim me një tjetër qytetar për të cilin po punohet për kapjen e tij, kanë shfrytëzuar një vajzë, si prostitutë.