E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betoniera përplas motorin, vdes 71-vjeçari

06/02/2009  Aksidenti tek Nish Tulla

TIRANË- Pakujdesia në drejtimin e mjetit dhe nga ana e motoçiklistit i kushtoi jetën këtij të fundit. Një 71-vjeçar humbi jetën paraditen e djeshme, pasi u përplas nga një betoniere në periferi të Tiranës. Burime zyrtare të Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 10.20 të ditës së djeshme, pranë ish- NISH Tulla nr. 3, në periferi të Tiranës, kur një betoniere me targa TR 5210 I, e drejtuar nga 26-vjeçari Lirim Hida, u përplas me një motor me targa TR 506, e drejtuar nga shtetasi Teme Lamaj. Si pasojë e përplasjes gjeti vdekjen e menjëhershme 71-vjeçari Lamaj. Policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Lagështia në rrugë dhe pakujdesia si nga ana e drejtuesit të mjeti ashtu edhe nga motoçiklisti mendohet se janë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë me pasojë vdekjen, ndërsa autori u vu në pranga.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›