Policia: Arrestimi i Viktor Gushit, operacioni më i rëndësishëm

Arrestimi i vrasësit Viktor Gushi është konsideruar si operacioni më i rëndësishëm i policisë së Tiranës në pjesën e parë të 2012 ndërsa është shënuar rritje në luftën ndaj trafikut të drogës ku pas hekurave ka më shumë trafikantë dhe më pak shpërndarës në rrugë. Duke analizuar punën 6-mujore blutë e kryeqytetit kanë vendosur para publikut arritjet dhe objektivat e punës së tyre në prani edhe të ministrit Flamur Noka.
Gjatë 6 muajve të parë të 2012-ës sipas drejtuesve të policisë janë regjistruar 3972 vepra penale. Janë zbuluar 86.5% e veprave penale të ndodhura në Tiranë si dhe janë ndaluar 3762 persona për vepra penale prej të cilëve 786 janë arrestur.
Kjo periudhë ka shënuar edhe një rritje të punës operacionale ku 14 ndërhyrje special më shumë se një vit më parë . Ndërsa në luftën ndaj korrupsionit si tregues është evidentuarfaktin se policia e Tiranës ka nisur hetimet për verfikimin e pasurisë së 36 personave. Ndarë veç situatën me aksidentet rezulton sipas shifrave se në tiranë janë shënuar 10 të vdekur ndërsa 11 të plagosur rëndë.