Konflikt për ndërtimet pa leje në Kamëz, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti në Kamëz.
Sipas të dhënave të para dyshohet se konflikti ka ndodhur mes tyre dhe policisë bashkiake, që kishte dalë në një aksion për ndërtimet pa leje.
Të plagosurit janë dy vëllezërit Gent dhe Agron Bori të cilët janë dërguar në Spitalin Ushtarak pas plagëve të marra.
Sipas policisë, dyshohet se plagosja e dy vëllezërve Bori është bërë nga një punonjës i policisë Bashkiake ndërkohë uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.