Vlorë, policia sekuestron disa kazino

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses fazën e dytë të planit-operacional të koduar "JACKPOT 2012" duke sekuestruar pajisjet e disa kazinove me akuzën e "Organizimit të llotarive të palejuara".
Burime nga policia bëjnë me dije se janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale penale për 26 raste të organizimit të llotarive të palejuara si dhe janë bërë sekuestrimet e ambienteve të përshtatura për Kazino, pajisjeve elektronike të gjetura në këto kazino si dhe shumave të parave të gjetura brenda në pajisjet elektronike.
Sipas policisë dëmi i shkaktuar shtetit nga mospagimi i detyrimeve financiare në organet tatimore, nga këto aktivitete të paligjshme, llogaritet në shuma të konsiderueshme.