Berisha: Sfidat e qeverisë, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit
19/08/2011 Qeveria mbështet programin “One stop shop” për lejet e ndërtimit në Tiranë
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe vendosja e transparencës në themel të çdo praktike e procedure është kusht vendimtar për suksesin e çdo reforme. “Suksesi i modelit ekonomik në Shqipëri është para së gjithash e mbi të gjitha, rezultat i luftës kundër korrupsionit. Ne kemi bërë një punë shumë të madhe për transparencën në të gjitha praktikat, por duhet ta vazhdojmë këtë betejë në mënyrë të pareshtur, çdo orë, çdo minutë, çdo ditë”, – u shpreh dje Berisha. Në këtë pikëpamje, shefi i mazhorancës akuzoi ish-kryeashkiakun Rama se lejet e ndërtimit në kryeqytet ishin një ndër burimet kryesore të korrupsionit nga kjo bashki e drejtuar nga ai. Në funksion të garantimit të transparencës maksimale dhe luftës antikorrupsion, Berisha kërkoi nga vartësit e tij shqyrtimin e të gjitha procedurave administrative me qëllim kalimin e tyre në procedura dixhitale, shqyrtimin e kalimit të lejeve dhe licencave të mbetura në One stop shop-in për lejet e licencat. “Jam shumë i inkurajuar nga fakti që Bashkia e Tiranës po shqyrton mundësinë e One stop shop për lejet e ndërtimit, që ishin shndërruar në një mjet të tmerrshëm në këtë bashki dhe e kishin renditur atë në vendin e 173-të në botë”, – tha dje Kryeministri Berisha. Duke e cilësuar korrupsionin një të keqe me bazë gjenetike, Berisha nënvizoi se “Vështirësia e ndarjes të lakmive të tepërta bëjnë që individi të shkasë. Ndaj, është detyra e institucioneve shtetërore, e ligjeve dhe praktikave që ta mbrojnë atë, për të mos rënë në korrupsion. Në këtë qëllim, konsolidimin e luftës kundër korrupsionit dhe transparencës si parim themelor e kusht vendimtar për suksesin e çdo reforme, Kryeministri i vlerësoi një betejë të pandërprerë”, – shpreh kreu i qeverisë në mbledhjen e djeshme, duke garantuar se “Kjo qeveri është dhe do të mbetet qeveri e transparencës së plotë në të gjitha procedurat, tendera, koncesione, privatizime, zgjedhje e çdo gjë tjetër”. Më tej në analizën e tij kreu i ekzekutivit ndër të tjera shtoi se “Transparenca dhe përpjekjet kundër korrupsionit, kanë bërë që modeli ekonomik i vendit të funksionojë në shkallë të tillë që, në rast se në botë, investimet e huaja direkte ranë nga viti 2007 në vitin 2010 me 37 për qind, në Shqipëri, ato u rritën 300 për qind, nga viti 2006 në vitin 2010, që të dyfishojmë të ardhurat, në një hark kohor katërvjeçar, duke përgjysmuar taksat, të rrisim nga viti 2006 e gjer më sot, me 120 për qind rrogat e sektorëve kryesorë të ekonomisë, pensionet dhe biznesi shqiptar, të trefishojë eksportet në 6 vite”, – theksoi në fjalën e tij Kryeministri Berisha.