E Diel, 1 Nëntor 2026

Haga dënon me 27 vjet burg Momcilo Perishiç

HAGE- Gjykata Penale Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi dënoi sot me 27 vjet burg ish-shefin e Shtabit të përgjithshëm i ushtrisë jugosllave.

Momcilo Perishiç. Ish-zyrtari më i lartë ushtarak u deklarua fajtor për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. "Për këto krime, dhoma ju dënon me 27 vjet burg", deklaroi gjykatësi Bakone Moloto, gjatë seancës në Hagë, ku ndodhet selia e TPIY.

Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Perishiçin, për shkak se ndihmoi dhe mbështeti krimet që kryen pjesëtarët e ushtrisë jugosllave në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb, në periudhën 1993 – 1995. Ndërkaq avokatët mbrojtës kërkuan pafajësinë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›