Policia: Eshtrat e gjetura në Dajt, të 19 personave të vrarë gjatë komunizmit

Eshtrat,
shpërblim për ata që tregojnë
Dobjani:
Shteti të gjejë varret
Berisha
flet për eshtrat në malin e Dajtit
Më shumë foto, te GaleriaTiranë, 9 shkurt, NOA Update - Eshtrat e gjetura në
malin e Dajtit figurojnë të jenë të 19 personave të pushkatuar gjatë viteve të
regjimit komunist.
Një konfirmim të tillë e dha Policia e
Tiranës përmes një deklarate zyrtare, sipas të cilës eshtrat në fjalë janë
gjetur nga familjarë në fshatin Qerret në malin Dajt. Ndërkaq, po vazhdon puna për të gjitha
ekzaminimet ligjore e eshtrave të gjetura, për të identifikuar personat e vrarë,
tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit lidhur me një fakt të tillë.
Sipas saj, skeletet e 19 personave i përkasin trupave
të ekzekutuar në periudhat e regjimit komunist dhe po punohet për identifikimin
e tyre.
Lajmi i zbulimit të një varrit masiv në Linzë
të Tiranës ka risjellë dhe njëherë në kujtesën e shqiptarëve krimet e
komunizmit dhe detyrimin e shtetit për ti kthyer të zhdukurit pranë familjeve
të tyre.
Edhe kryeministri Berisha është treguar
dje i prekur nga ky lajm dhe ka lajmëruar se ligji për ngritjen e
Institutit të Kujtesës Kombëtare po pret miratimin nga ana e Kuvendit.
Instituti në fjalë do ketë të drejtë të
dërgojë në Prokurori materiale që faktojnë krime të rënda por jo të ndërmarrë ndëshkime.
n.e/NOA