E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ecën mbrapsht me makinë, aksidenton rëndë të moshuarën

Malësi e Madhe, 9 shkurt NOA Po ecte
indietro me makinën e tij por ka goditur një nga kalimtarët e rastit që gjendej
aty pranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në komunën Kastrat të Malësisë së
Madhe, informon korrespondenti i NOA.

Eduart Deda, 42 vjeç tek po ecte indietro me
makinën e tij nga pakujdesia me pjesën e prapme të mjetit ka goditur të
moshuarën Drande G., 79 vjeçe, e cila pasi është shtyrë nga mjeti është rrëzuar
me kokë në asfalt.

Sipas burimeve për agjencinë e lajmeve NOA
mësohet se e moshuara aktualisht ndodhet në repartin e Reanimacionit të
Urgjencës së Spitalit Shkodër.

Gjithashtu bëhet e ditur se është bërë i
mundur shoqërimi në polici dhe më tej arrestimi i të dyshuarit Eduart Deda
lindur në Bajzë dhe banues në fshatin Balaj, Komuna Kastrat rrethi
Malësi e Madhe.

Grupi hetimor tha se pasi shkoi në vendngjarje
ku dhe ka kryer veprimet e duhura procedurale e hetimore rezultoi se shkaku i
aksidentit ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Materialet në ngarkim të Eduart Deda, i
kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të Shkeljes
së Rregullave të Qarkullimit Rrugor.

f.sh/noa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›