Vodhi tubin e kullës së vrojtimit, kapet i shpalluri në kërkim

Fier, 9 shkurt, NOA Forcat e Policisë së
Fierit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin
e një 27-vjeçari të shpallur në kërkim. Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë
e Lajmeve NOA duke sqaruar se ai quhet Edmond Myrtaj, lindur dhe banues në
fshatin Ruzhdie të Fierit. Bëhet me dijeni se ndaj këtij personi u ekzekutua urdhri
i ndalimit të prokurorisë së Fierit për veprën penale Vjedhje parashikuar nga
neni 134/1 të Kodit Penal.
Kjo pasi në bashkëpunim me Xh.Myrtaj, ai
dyshohet si autor i vjedhjes së tubit të kullës së vrojtimit të pusit G 152 të ndodhur në
fshatin Ruzhdie.
Materialet proceduriale do ti kalojnë për
veprime të mëtejshme prokurorisë së Fierit.
n.e/NOA