Ndihmoi një familje për të kaluar kufirin, kapet nga policia

Devoll, 9 shkurt, NOA Forcat e policisë së
Devollit kanë arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin Edmond Ago, lindur dhe banues në fshatin
Bitinckë për veprën penale Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, e
parashikuar nga neni 298/1 i Kodit Penal. Kjo për arsye se ky person i ka dhënë
ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit një familje nga fshati Bitinckë duke i
nxjerre ata nga kufiri jeshil deri në tokën greke.
Kjo familje është kthyer e deportuar nga
policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe për këtë, ata kanë bërë
menjëherë kallëzimin penal përkatës.
Nga ana
e policisë u kryen veprimet
hetimore proceduriale dhe materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës.
n.e/NOA