Traktori del nga rruga, shoferi rezulton në gjendje të rëndë

Elbasan, 9 shkurt, NOA - Humbja e kontrollit
gjatë drejtimit të automjetit gati sa nuk i ka kushtuar jetën shoferit të tij. Ky
i fundit është përplasur keqazi dhe është aksidentuar në mënyrë të rëndë. Bëhet
fjalë për personin me inicialet Xh.T, 32-vjeç, lindur dhe banues në fshatin
Griqan të Elbasanit, i cili duke drejtuar automjetin e tij Traktor rrugor tip
640 DT pa targa, ka dalë nga rruga duke i shkaktuar plagosjen.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin kirurgjik
të Elbasanit, ku aktualisht paraqitet në
gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga ana e policisë në vendngjarje u dërgua
grupi hetimor i cili kreu veprimet e para proceduriale, nga ku rezulton se
shkak për aksidentin ishte humbja e kontrollit gjatë drejtimit nga shoferi i
tij.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit
për veprime të mëtejshme mbi veprën penale Shkelje e rregullave të qarkullimit
rrugor, e cila parashikohet nga neni 290 i Kodit Penal.
n.e/NOA