E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Policia Gjyqësore faktoi implikimin e PS-së në organizimin e 21 janarit”

24-01-2012 / Gazeta 55

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu publikon fakte zyrtare të disponuara edhe nga Prokuroria

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu publikoi fakte të njohura publikisht, por që janë trajtuar edhe nga Policia Gjyqësore, të cilat faktojnë implikimin e Partisë Socialistë në ngjarjet e 21 janarit. Duke cituar raportin e Policisë Gjyqësore ministrja Bregu tha se ka informacion për veprën penale të organizimit të sulmit të dhunshëm dhe sipas saj prokuroria zotëron prej kohësh fakte për organizatorët e 21 janarit. Sipas këtij raporti zyrtar të Policisë Gjyqësore, thirrjet opozitës për protesta të dhunshme konsiderohen vepër penale. Ndërsa një tjetër vepër e faktuar në këtë dokument është edhe angazhimi i drejtpërdrejtë i deputetëve të PS në shoqërimin e automjetit që sulmoi portën kryesore të Kryeministrisë. Si përfundim, ky raport e cilëson të gjithë sulmin e dhunshëm të 21 janarit si kryengritje.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›