Policia: Gjyqtari Nuni nuk bashkëpunon për hetimet
Autori i Lajmit: red.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, ka preferuar të mos bashkëpunojë me policinë në lidhje me zbardhjen e rrethanave dhe autorëve që sulmuan atë në një atentat pranë shtëpisë së tij. Duket se kjo është një ndër arsyet pse hetimet e policisë kriminale për atentatin ndaj gjykatësit të lartë, Ardian Nuni, kanë mbetur në vend. Burime pranë grupit që po merret me hetimet për identifikimin e autorit të ngjarjes që ndodhi para katër ditësh bëjnë të ditura se vetë gjyqtari nuk ofron më bashkëpunim pas kërkesës së tij, për një ruajtje të çdo rrethane të ngjarjes, për shkak të pozicionit të tij si gjykatës i lartë.
Ndërkohë, të gjitha veprimet procedurale të deritanishme ende nuk është kryer këqyrja e aparatit telefonik të gjykatësit Nuni, i cili nuk ka pranuar t ua dorëzojë atë ekspertëve të policisë, për arsye personale. Kjo ka bërë që grupi hetimor të kërkojë tabulatat telefonike në operatorin përkates telefonik të celularit që disponon gjyqtari Nuni. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, u plagos në mbrëmjen e së dielës në afërsi të banesës së tij, nga një person që mbetet ende i paidentifikuar. Vetëm pak minuta pas ngjarjes policia shoqëroi për disa orë në polici rreth 20 persona, të cilët besohej se kishin dijeni mbi ngjarjen apo ishin në vendin e ngjarjes në kohën që ndodhi atentati. Gjyqtari u plagos me dy plumba dhe la Spitalin Ushtarak vetëm një ditë pas ngjarjes, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte jashtë çdo rreziku për jetën. Fillimisht, sulmi ndaj tij u cilësua si sulm për shkak të pozicinimit të tij në gjyqësor, por kjo pistë nuk u zyrtarizua asnjëherë nga policia.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009