Burgaj: Garantoj ligj dhe vetëm ligj Wollfarth: Qytetarët, akses votimi
03/05/2011 Takim për zgjedhjet kryepolici e kreu i prezencës së OSBE
TIRANË- Në takimin që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, pati dje me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Eugen Wollfarth u diskutua rreth masave të marra dhe angazhimi i Policisë së Shtetit për përballimin me sukses të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore më 8 maj 2011. Burgaj u shpreh se “E njoha ambasadorin nga afër me planet e detajuara të veprimit dhe sigurisht e falënderova për mbështetjen që na ka dhënë në vazhdimësi, por në mënyrë të veçantë në lidhje me procesin zgjedhor me 7000 kopje të “Librit të Xhepit” për të gjithë oficerët e policisë të angazhuar në zgjedhje, por edhe për mbështetjen që do na japin për komunikimin në zonat e thella ku nuk mund të komunikohet me mjete të tjera. Sigurisht, e garantova ambasadorin, ashtu siç kam garantuar të gjithë qytetarët shqiptarë që policia e shtetit është e angazhuar në zbatim të ligjit si polici e të gjithëve, e paanshme dhe në respekt vetëm të ligjit”. Nga ana e tij Wollfarth theksoi se “Kjo është një detyrë shumë e madhe për Policinë e Shtetit, e cila është vlerësuar maksimalisht dhe policia është shumë koshiente për detyrimin që ka. Qëndrimi i shkëlqyer i Policisë së Shtetit është dëshmuar jo vetëm në proceset zgjedhore të mëparshme, por qëndrimi i mbajtur prej saj ka qenë në vijimësi me korrektësi në zbatim të ligjit dhe në mënyrë të veçantë dhe gjatë kësaj periudhe. Policia e Shtetit është duke bërë përgatitje të shkëlqyera për ditën e zgjedhjeve dhe nga masat e marra rezulton që Policia e Shtetit shqiptar është plotësisht e ndërgjegjshme se qytetarët kanë të drejtë të votojnë dhe të kenë akses të lirë në qendrat e votimit”.