S’ka dezinfektantë, sallat operatore vatra infeksionesh
Nëse mungojnë ilaçet në spital, nga halli mund t’i blesh me paratë e tua.
ZIRINA LLAMBRO
Por, të bësh një operacion në një sallë kirurgjikale që nuk dezinfektohet e lahet, zor se mund të japësh ndonjë zgjidhje. Janë konsideruar vatra infeksionesh edhe kur spitali s’ka pasur mungesa të detergjenteve. Tani alarmi është në pikën kulmore. Situata vijon të përkeqësohet më tepër me vapën që ka filluar. Pacienti futet në sallë për një ndërhyrje kirurgjikale dhe nga mikrobet që gëlojnë merr një infeksion të rëndë. Shpesh me rrezik të lartë për jetën. Qindra të sëmurë që operohen në spitalin “Nënë Tereza” nuk e kanë haberin e problemeve me tenderat, me të cilat shëndetësia përballet sot. Duan vetëm të shërohen. As që e dinë se që prej muajit mars rezervat me dezinfektantë e detergjente në QSUT kanë mbaruar. Problemi nuk ngrihet më nga mjekët dhe sanitaret, por i dokumentuar edhe në shkresat që drejtoria e spitalit “Nënë Tereza” ka nisur në Ministrinë e Shëndetësisë. Gazeta publikon njërin nga këto relacione ku Ministria e Shëndetësisë vihet në dijeni për mungesat. “Vazhdon të mbetet problem furnizimi me materiale nëpër shërbime nga firma sipërmarrëse e lavanterisë. Gjendja është mjaft problematike në këtë drejtim edhe për sallat e operacionit”, thuhet në relacionin e datës 22 mars të drejtorisë së QSU. Por në prononcimin e tij për gazetën drejtori i Përgjithshëm i këtij spitali, Mati Pepa, pranoi se problemi është prezent akoma. Kjo edhe pse drejtoria është përpjekur ta zgjidhë duke blerë vetë dezinfektantët e detergjentet. “Që prej një viti nuk është bërë asnjë tender në të gjithë spitalet e vendit nga Ministria e Shëndetësisë dhe rezervat kanë përfunduar. Problemi ekziston, por ne kemi furnizuar sallat me dezinfektantë, ndonëse kemi urdhëruar të përdoren me kursim”, pohoi Pepa. Sipas tij, mungesa e dezinfektantëve nuk duhet neglizhuar, pasi është me rëndësi jetike për pacientët.
Sallat e operacioneve
Sipas një protokolli të posaçëm brenda spitalit, sallat e operacioneve kanë dezinfektantë të posaçëm dhe duhet të jenë sterile. Por ndërkaq është e mirëpërcaktuar edhe mënyra sesi ato duhet të përzihen, sa orë para nisjes së ndërhyrjes kirurgjikale duhet të bëhet dezinfektimi, si dhe rregullat e tjera për mënyrën si personeli hyn dhe del nga këto ambiente. Tek ne ky protokoll shkelet. Kjo edhe atëherë kur dezinfektantët janë në magazinat e spitalit dhe jo më tani që ato mungojnë. Nga personeli mjekësor jo vetëm që nuk bëhet dezinfektimi në kohë dhe siç duhet para se i sëmuri të futet në operacion, por pjesa më e madhe e këtyre dezinfektantëve janë vetë mbartës të mikrobeve. Këtë dëshmon edhe një studim i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik disa kohë më parë. Sipas studimit, ka rezultuar gjithashtu se mjekët dhe anestezistët hyjnë e dalin nga salla gjatë kryerjes së operacionit shumë shpesh duke qenë shkaktarët kryesorë për kalimin e mikrobeve nga ambientet e jashtme.