E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Në Maqedoni, vetëm me kartë identiteti

TIRANE- Pa shpjeguar me saktësi se cilat ishin arsyet e mosrespektimit të marrëveshjes nga pala maqedonase, Policia e Shtetit njofton se, qytetarët shqiptarë tashmë mund të kalojnë me kartë
identetiteti në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë, në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve.

Sipas Policisë së Shtetit, autoritetet policore maqedonase e konfirmuan vënien në zbatim të kësaj marrëveshje nga ana e tyre.

Agjencia e lajmeve INA njoftoi më herët se ka patur probleme në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, duke cituara burime nga dogana, që bënim me dije se pala maqedonase ka bllokuar lëvizjen.

Sipas saj,  pala maqedonase pretendon se nuk ka urdhër zyrtar nga Shkupi që të njohë kartat e identitetit si mjet identifikimi për të kaluar kufirin.

Marrëveshja mes dy vendeve parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve duke përdorur për këtë qëllim edhe letërnjoftimet (kartat e identitetit).

Ajo eshte nënshkruar nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki më 1 dhjetor 2011 në Tiranë.

Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi. Marrëveshje të tillë Maqedonia deri tani ka arritur edhe me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa pritet nënshkrimi i saj edhe me Republikën e Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›