E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Ngjarja në Okshtun të Kavajës, e reja me depresion Vajza pi fotoksinë në Kavajë,shpëtohet jeta e adoleshentes



KAVAJE – Një adoleshente tentoi vetëhelmimin në banesën e saj në Kavajë, por i është shpëtuar jeta falë ndërhyrjes së shpejtë të të afërmve. Policia e Tiranës pohoi dje se 18-vjeçarja nga rrethi i Kavajës ka dashur t’i jepte fund jetës mbrëmjen e së mërkurës, duke gëlltitur një tabletë fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55 në fshatin Okshtun të Kavajës, kur adoleshentja gjatë një krize depresive ka pirë ilaçin e minjve me qëllimin për t’i dhënë fund jetës. Ajo është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët, të cilët e kanë përcjellë menjëherë drejt urgjencës së spitalit rajonal të Kavajës. Por për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët e këtij spitali kanë rekomanduar transferimin e saj drejt qendrës së toskikologjisë së Spitalit Ushtarak në kryeqytet, për një trajtim mjekësor më të specializuar. Brenda një kohe të shkurtër ajo ka mbërritur në urgjencën e ushtarakut, ku i është nënshtruar një trajtimi intensiv nga mjekët e këtij institucioni. Mëngjesin e djeshëm ata kanë konstatuar se ajo e kishte kaluar rrezikun për jetën, duke i rekomanduar ta vazhdonte mjekimin në shtëpi nën mbikëqyrjen e familjarëve, nëse kishte dëshirë. Pas kësj, burime nga ky spital pohuan se ajo, e shoqëruar nga familjarët, mëngjesin e ditës së djeshme la spitalin dhe u drejtua për në familjen ku banonte. Policia e Kavajës pohoi se tashmë ka nisur hetimin për këtë rast, me qëllimin për të zbuluar shkaqet që e shtynë 18- vjeçaren për t’i dhënë fund jetës. Në kuadrin e veprimeve procedurale të policisë pritet që të pyeten familjarët dhe vetë adoleshentja pas përmirësimit të shëndetit për të zbardhur shkaqet e vërteta që e çuan atë drejt vendimit fatal. f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›