Të përshtasësh fustanet e bardha sipas muajve të barrës

03/04/2005 Të nusërosh shtatzënë, dasmë shqiptare, pa celebrim, bashkëjetojnë e bëjnë fëmijë, metoda për t’i shpëtuar ligjërimit
Ariani, i njohur në kryeqytet, si Ariani i fustaneve të nuseve, prej disa vitesh ka rënë në hall. Vajzat, që vijnë për "të prenotuar" fustanet janë shtatzënë. "Sikur për një të shtunë të vijnë katër vajza për të marrë fustane, e sigurt që të paktën dy prej tyre janë me barrë, se mund të jenë edhe tre", tregon Ariani. Zonjushat marrin një, por dhe dy apo tre fustane me qira dhe këto Ariani është i detyruar që t'ua përshtasë sipas trupit dhe muajve të barrës. Telat që mbajnë bustin, lidhëset e shpinës, shtresat e brendshme, apo telat e korses, ai duhet t'i zgjerojë sipas trupave të vajzave. Pra, i shqep dhe i qep sërish gjatë gjithë javës, për t'i bërë gati për të premten, të shtunën apo të dielën. Vajzat zgjedhin fustanin, pse jo më të bukurin, por për t'u ndjer rehat gjatë ditëve të dasmës mendohet Ariani. Femrat qëllojnë dy tremuajshe, por ka qëlluar që të martohen me të bardha dhe shtatë, apo tetë muajshe shtatzënë. Në vendet e Evropës nuk është aspak çudi që çiftet të martohen pasi kanë bashkëjetuar për një kohë të gjatë, madje të bëjnë dhe fëmijë. E kukura është që fëmijët janë të pranishëm në martesën e prindërve, madje i mbajnë dhe bishtin e fustanit mamasë në kishë. Por, në Shqipëri kur vjen puna në këtë pikë, gjithçka merr një pikëpyetje të madhe. Ndodh që të jenë të fejuara, por ndodh që të jenë dhe thjesht të dashur, zgjidhja, ose martesë, ose ndarje.
Fëmija, më mirë se sa ndarja
"Kishim gati tre vjet të lidhur. Une doja që të martoheshim, por Eno, sa herë që binte muhabeti, gjente nga një pretekst për ta shtyr. Më pas rashë shtatzënë, përsëri s'kishim as shtëpi, as rroga. Isha dy muajshe kur e mora vesh. Shyqyr, nuk më tha që ta hiqja. Më në fund do të martoheshim. Qe sa ishte fëmija në bark, Eno vinte dorën dhe e përkëdhelte, ndërsa vajza lëvizte këmbën. E kuptova që ai e donte vajzën, ndërsa për mua ishte një ndjesi e pakrahasueshme", tregon Mirjeta, specialiste në Ministrinë e Arsimit. Tashmë Mirjeta jeton në shtëpinë e burrit, me vjehrrën, vjehrrin dhe kunetrit. "Përveç rritjes së fëmijës, punës së shtetit, më duhet të përballoj dhe grindjet e pleqve dhe hallet e tyre me jetën. Eshtë ndryshe kur ke shtëpinë tënde. Por, sidoqoftë, është më mirë se sa të ndahesha", thotë ajo. Mirjeta tregon se sikur i shoqi t'i kishte thënë që të hiqte fëmijën do ta prishte lidhjen e saj trevjeçare. Në një pjesë të rasteve vazhdon të ndodhi kështu.
"Kishim një vit që bashkëjetonim të dy në një dhomë konvikti, megjithëse të dy e kishim mbaruar shkollën dhe ishim në punë. Por, kur unë i thash se isha shtatzënë, ai u tremb shumë dhe as që bëhej fjalë që ta mbaja fëmijën. Madje më akuzoi se s’e kisha me të. Në atë kohë isha dhe keq ekonomikisht, megjithatë e dështova fëmijën. Me gjithë analizat, që bëhen para dështimit, aborti më kushtoi 70 mijë lekë. Ai erdhi për të më dhënë lekët, por unë nuk ia pranova, megjithëse i kisha marrë borxh", tregon Fabrina.
“Të martuar” pa celebrim
Shpesh më tepër në mëdyshje janë djemtë, që mendojnë se do të jenë shtylla e familjes dhe u duhet të mbajnë përgjegjësi, të mendojnë për të nxjerrë më tepër lekë dhe për më tepër të heqin dorë nga disa lojëra siç janë, vajzat dhe flërtet me to. Në jo pak raste çiftet, kur vajza bie shtatzënë, bëjnë një ceremoni martesore në familje. Pra, për shoqërinë quhen të martuar, bëjnë dhe fëmijën, të cilën kur lind, burri i jep atësinë menjëherë, por nuk bëjnë martesë në gjendjen civile. "Unë e quaj martesën time të dështuar. Dhe tani e kuptoj, ai nuk ishte i sigurt për t'u martuar kur unë isha shtatzënë dhe prandaj nuk pranoi martesë zyrtare në gjendjen civile, duke m’u justifikua se procedurat burokratike i duken qesharake. Tashmë ai ka një tjetër dhe s'di si të veproj", tregon Venera, punonjëse në një OJQ.
“Një dasmë shqiptare”, por jo ligjërim
Ka shumë çifte që celebrohen në gjendje civile, por nuk bëjnë dasmë shqiptarçe, me fisin dhe shoqërinë, pasi nuk kanë lekë. Ndërkohë që kanë të tjerë që bëjnë një “goxha” aheng, ku ftohen deri 200 vetë, me gjitha fisin dhe shoqërinë e ndërsa të gjithë i dinë të martuar, ligji s’i njeh si të tillë, pasi nuk shkojnë në Bashki për të bërë celebrimin. “Nuk trembem që jam e pacelebruar, se tashmë unë kam hyrë në familjen e tyre dhe duhet një shkak shumë i fortë për të dalë, kemi bërë dhe gjithë atë dasmë, kështu që mungesën e celebrimit nuk e ndjej, veçse kur shkoj në ambasadë për vizë”, thotë Naida. Shqipëria është një vend ku rregullat zakonore, ndonjëherë janë më të forta se ligji, i cili shihet ende me indiferencë. Ajo tregon se ambasada i është bërë një makth i vërtet.
S’jam e celebruar me burrin,menduan se po trafikoja djalin tim
“Djalit bashkëshorti ia ka dhënë atësinë, pavarësisht se ne nuk jemi të martuar. Shkova për vizë në ambasadën greke, kur panë që djali kishte tjetër mbiemër ma refuzuan vizën. Mendoj se kanë dyshuar për trafikim fëmijësh. Megjithatë, edhe pas këtij incidenti, asgjë nuk ka ndyshuar. Mendova se bashkëshorti do të më thoshte që të bënim celebrimin, por nuk pati asnjë reagim nga ana e tij”, tregon Naida.