Dyfishohen by-paset në kardiokirurgji

03/04/2005 Gjatë vitit të kaluar janë kryer rreth 100 by pase, dy herë më shumë se vitin e kaluar. Megjithatë ato që janë shumë të vështira bëhen në Turqi. Me spitalet turke, Ministria e Shëndetësisë ka një marrëveshje, sipas së cilës këto spitale pranojnë të kryejnë ndërhyrje falas. Ndërkohë dy vitet e fundit dhe kardiokirurgjia në Qendrën Spitalore Unviersitare është bërë model, duke kaluar stndardet evropiane. I pari që ka provuar të kryej një by pas në Shqipëri është mjeku dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, por aktualisht bashkë me shtimin e ndëryrjeve që bëhen në Shqipëri është shtuar dhe përvoja e mjekëve. By pasi është hapja e venës së zemrës dhe heqja e kalcividimit të saj. Ndërkohë në kardiokirurgji bëhen dhe ndërhyrje të tjera kirurgjikale njësoj të vështira. Deri në dhjetor të vitit të kaluar janë kryer rreth 400 intervente në kardiokirurgji. 700 koronarografi, 90 stente koronare, 132 pace-maker, ose rreth 30 për qind më tepër se viti i kaluar. Në neurokirurgji janë kryer rreth 1005 ndërhyrje kirurgjikale, rreth 4500 RM & CT-scan dhe 1200 ndërhyrje në kirurgjinë e madhe abdominale.