Policia Rrugore në aksion, u bllokohet patenta 100 shoferëve
DURRES - Policia Rru-gore e Durrësit është hedhur në një aksion masiv për eliminimin e kundërvajtjeve, që sjellin vdekje në akset rrugore.
Dyndja e turistëve gjatë muajit korrik ka shkaktuar veç trafikut të autoveturave, edhe krizën e pashmangshme për një vend parkimi. Autobusë që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia, furgonë me plazhistë nga Tirana si dhe mijëra autovetura private të emigrantëve parkohen ku të mundin, shpeshherë edhe duke u konfliktuar me njëri-tjetrin apo Policinë e Shtetit. Vetëm në segmentin e plazhit Ura e Dajlanit-Plepa, nën/seksioni i qarkullimit rrugor të Durrësit ka vendosur në një javë 1050 gjoba për shkak të parkimeve të gabuara apo arsyeve të tjera të shkeljes së kodit rrugor. Paralelisht me to u janë bllokuar patenta shoferëve në 100 raste. Punonjësit e qarkullimit rrugor po punojnë me orare të zgjatura, duke ngritur postblloqe në pikat me dyndje më të lartë autoveturash.
Shefi i rrugorëve të Durrësit, Xhemal Lushaj, ka angazhuar të gjithë stafin e drejtuar prej tij në një aksion masiv, ku prioritare mbetet kontrolli i rrugëve që të çojnë në bregdet. "Është reduktuar me 50% numri i aksidenteve me pasojë vdekjen në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar", tha Lushaj për "Panorama". Parkimet e gabuara, parakalimet në kundërvajtje, shpejtësia mbi normat e lejuara, mungesa e rripit të sigurimit apo çdo shkelje tjetër që rrezikon jetët e kalimtarit, të shoferit dhe të pasagjerit, janë shënjestër e aksionit të fundit të bluve në Durrës. o.u