Shqipëria merr komandën dhe sekretarinë e SEEBRIG-ut
Ministrit Oketa iu bë një pritje e veçantë nga Ministri Gonul. Gjatë këtij takimi dy ministrat e Mbrojtjes biseduan mbi zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Turqisë, duke u fokusuar sidomos në fushën ushtarake.
Të dy ministrat diskutuan për misionet dhe trupat paqeruajtëse që shërbejnë në Afganistan dhe mbështetën idenë e vazhdimit të këtij misioni. Gjithashtu ata shkëmbyen mendime për gjëndjen e sigurisë në rajon e më gjerë. Duke vlerësuar praninë e dy vendeve në NATO, Oketa dhe Gonul theksuan se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes tashmë do të ketë etapa dhe zhvillime të reja.
Ndërsa në Stamboll, ministri shqiptar i Mbrojtjes mori pjesë në ceremoninë që u organizua për dorëzimin dhe marrjen e komandës dhe sekretarisë së SEEBRIG-ut nga vendi ynë. Këtë vit Shqipëria për herë të parë mori kryesimin e Brigadës së Evropës Juglindore dhe për dy vjet me radhë në drejtimin e saj do të jetë gjeneral brigade Zyber Dushku. Në këtë ceremoni, e cila u shoqërua edhe me një paradë të shkurtër të trupave të SEEBRIG-ut, mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Turqisë, si dhe autoritete të tjerë të larta të ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve tona, ambasadorë të vendeve të tjera, që janë pjesë e Brigadës së Europës Juglindore.
Në këtë komandë përfshihen forca nga 7 vende të Europës Juglindore: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia, Rumania dhe Turqia. Në mënyrë simbolike në prani të ministrave Oketa dhe Gonul, komandanti bullgar i SEEBRIG-ut, gjeneral Virgil Balaceanu i dorëzoi flamurin komandantit shqiptar të SEEBRIG-ut, gjeneral brigade Zyber Dushku.
Gjatë vizitës në Turqi, Ministri Oketa zhvilloi edhe një vizitë në Mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut dhe vendosai një kurorë mbi monumentin përkujtimor të tij. Po kështu, gjatë ditëve të qëndrimit në Turqi z. Oketa u takua edhe me studentët shqiptarë që arsimohen në fushën e mjekësisë ushtarake në spitalin GATA në Ankara.