Policia Shperblim per vrasjen e Rizik

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë vendos 5 milionë lekë të reja shpërblim për informacionet që mund të hedhin dritë në zbulimin e ekzekutimit të biznesmenit nga Betlehemi, Anëar Rizik.
Në sallën operative të policisë ka ardhur dhe një telefonatë e kryer nga një kabinë telefonike duke dhënë edhe emër konkret të një të dyshuari si autor i krimit, duke vënë në lëvizje grupin hetimor për verifikimin e informacionit.
Ndërkaq mbërrin në 67 numri I personave të shoqëruar dhe të marrë në pyetje në lidhje vrasjen me eksploziv të 9 majit në rrugën Budi, pranë rrethimit lindor të Ambasadës Amerikane.
Sipas burimeve 16 prej të shoqëruarve janë shtetas të huaj, më I fundmit i të cilëve një shtetas palestinez punonjës I fabrikës së çimentos në Fushë Krujë, është marrë në pyetje në orët e mesditës në ambjentet e drejtorisë së policisë së Tiranës.
Ndërsa paradite në Prokurorinë e rrethit është zhvilluar një analizë e grupit të hetimit me oficerë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe oficerët e Policisë së Tiranës dhe Durrësit.
Pista e hetimit për konfliktet e fabrikës së cimentos zëvendësmenaxher I përgjithshëm I të cilës ishte Rizik, ka përfshirë në grupin hetimor dhe oficerët e Durrësit.
Burimet thanë se edhe pas analizës në prokuori, pista kryesore e hetimit mbetet ajo e konflikteve për shkak të aktivitetit të fabrikës, kryesisht me banorët e zonës. Prej vitit 2008, banorë kanë qenë të akuzuar për 15 ngjarje kriminale nga vrasja e një rojeje deri në sulme me eksploziv e zjarre ndaj fabrikës, rrugëve dhe urave që e lidhin atë me rrugën nacionale.
Ndërkaq që ka patur edhe një adoleshent 17-vjecar të vrarë, banor I zonës I cili u ekzekutua nga një roje që pretendonte se kishte hyrë për të vjedhur.
Mes pistave ka qenë edhe ajo pushimit nga puna në fabrikë të një shtetasi të huaj si dhe problemet me shlyerjen e pagave dhe detyrimeve të kohëve të fundit nga administrata e fabrikës.