Tregu i Porcelanit ne Tirane
Tregjet ushqimorë janë në fokus të punës së administratës së re të Bashkisë së Tiranës që në ditët e para të punës së saj. Ndonëse janë ndërmarrë disa fushata për vendosjen e etiketave të çmimeve dhe kujdesit ndaj higjenës, jo të gjithë i plotësojnë kushtet e duhura për një shërbim cilësor.
Tregu i fruta perimeve të porcelanit është një prej tyre i cili ka nevojë për ndërhyrje emergjente.
Kushtet hijeno- sanitare lenë për të dëshiruar. Çatia duket sikur do të shembet, përveç pamjes së çrregullt që ofron. Janë tregtarët vetë që kanë hedhur sipër tendës arka apo materiale të tjera. Ky ka qenë gjithnjë një nga tregjet problematikë të kryeqytetit. Me gjithë inisiativën e Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e kushteve, asgjë s’ka ndryshuar dhe kontribuesit kryesore të kësaj pamje të shëmtuar janë vetë tregtarët në rradhë të parë. Tregëtohen fruta perime dhe produkte të tjera ushqimore. Shumica e produkteve të bulmetit tregtohet në rrugë, midis pluhurit dhe kontenierëve të mbeturinave shumë pranë tyre.
Kryeqytetasit kërkojnë që tregtarët të vendosen përpara përgjegjësisë që të plotësojnë standartet e kërkuara nga Bashkia e Tiranës.