Policia aksion per bllokimin e mjeteve te trafikuara
Skuadra e antitrafikut e Policisë së Tiranës nis operacionin “Rrjeta 2”, për bllokimin e automjeteve të vjedhura në vëndet e Bashkimit Europian dhe trafikimin dhe shitjen e tyre në Shqipëri.
Katër automjete luksoze benz fuoristradë GL, Rover, Ford dhe Fiat, u bllokuan pasi rezultuan të ishin në sistemet e kërkimit të INTERPOL si të vjedhura në vëndet e origjinës dhe më pas trafikuar, shitur dhe targuar me dokumenta të rregullta në Tiranë.
Mjetet ishin në pronësi të bizneseve të ndërtimit dhe të një banke në kryeqytet.
Burimet thanë se operacioni i nisur nga antitrafiku në Tiranë do të vijojë edhe në rrethet e tjera të vendit në bashkëpunim me INTERPOL dhe Drejtorinë e Shërbimet të Transportit në Rrugor.