E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Vdekja e 66-vjeçarit Gjata, natyrale

ELBASAN - Vdekja e 66-vjeçarit Xhemal Gjata, me banim në lagjen "Qemal Stafa" të qytetit të Elbasanit, ka qenë natyrale. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur hetuesit, pas marrjes në pyetje të familjarëve të viktimës. Këta të fundit kanë pohuar se 66-vjeçari ka qenë në shtëpi së bashku me të shoqen ditën e shtunë dhe nuk është ndier mirë.

Pak minuta më pas ai ka gjetur vdekjen. Bëhet e ditur se bashkëshortja ka kërkuar ndihmën e fqinjëve dhe e ka transportuar Gjatën për në spital. Shkak për ndërrimin e jetës mësohet të ketë qenë fakti që Gjata vuante nga diabeti, çka është përcaktuar edhe si arsye për shenjat që janë vënë re në trup pas vdekjes, dhe që ngritën dyshimin se mund të bëhej fjalë për vrasje. Por hetimet dhe dëshmitë e të afërmve vërtetuan se vdekja e 66-vjeçarit Xhemal Gjata ishte shkaktuar prej sëmundjes nga e cila vuante.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›