E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thërret elektricistin për punë, i vjedh shtëpinë

LUSHNJË - Policia ka vënë në pranga Eglantin Saliasi, banor i fshatit Savër të Lushnjës. Bëhet e ditur se mbrëmjen e së martës, 26-vjeçari ka takuar rrugës një shtetas me inicialet P.C., elektricist, të cilit i ka kërkuar që të bënte një instalim elektrik në banesën e tij. Pasi kanë rëndë dakord, elektricisti ka filluar punën. Por në këtë kohë, Saliasi i ka marrë telefonin cellular, si dhe çelësat e shtëpisë dhe e ka mbyllur brenda. Më pas ka shkuar në shtëpinë e elektricistit dhe ka vjedhur rreth 50 000 lekë. Teksa e ka parë veten të mbyllur në shtëpi P.C. është hedhur nga dritarja e ka shkuar në banesën e vet ku ka vënë re mungesën e parave. Ai ka njoftuar policinë, e cila ka prangosur Saliasin. Ky i fundit akuzohet për "vjedhje" dhe "heqje të paligjshme të lirisë".

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›