E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie duhet të vendos para Evropianit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka njoftuar sulmuesin Robin van Persie se e ardhmja e tij duhet të sqarohet para fillimit të Euro 2012 derisa gjiganti londinez synon të vazhdojë kontratën e tij.

Van Persie, i cili së shpejti do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në Emirates, pritet ti bashkohet ekipit të Holandës më 17 maj kurse sezoni në Premierligë përfundon katër ditë më herët.

I pyetur rreth të ardhmes së Van Persiet, Wenger tha: “Kjo çështje do të sqarohet në fund të sezonit”. Van Persie së fundmi është përmendur si objektiv i Manchester Cityt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›