Policia, aksion kundër të dyshuarve për vjedhje
Autori i Lajmit: red.
Disa persona janë vënë në pranga nga uniformat blu, pasi janë të dyshuar për vjedhje. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se në pranga kanë rënë gjashtë persona, ndërkohë që njëri prej tyre, i mituri Markelian C., është lënë i lirë. Burime nga policia bëjnë të ditur se oficerët e parandalimit të krimit pranë Komisariatit të Policisë numër 1, Tiranë përgjatë orëve të mëngjesit së djeshëm kanë kryer arrestimin në flagrancë të Altin Zerollarit, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi është kapur në flagrancë në fshatin Mushqeta, duke tentuar të vjedhë një transformator në pronësi të qytetarit H. C. I lartpërmenduri ka tentuar të kryejë vjedhjen në bashkëpunim me S. M dhe R. L., për të cilët po punohet për kapjen e tyre.
Ndërsa oficerët e parandalimit të krimeve pranë Komisariatit të Policisë numër 5, në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariatit të Policisë numër 1 kanë kryer arrestimin në flagrancë të, F. S., 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u krye pasi ky person ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” që Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim të datës 26 nëntor 2008, i ka dhënë ndaj tij. Po nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë numër 5 në qendër të Institutit Bujqësor u kapën në flagrancë Xh. B., 15 vjeç, lindur dhe banues në Kamzë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Sh. H., 16 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “tentativë vjedhje”. Ndalimi i tyre u krye pasi akuzohen se kanë vjedhur 2.900 lekë në çantën e qytetares K. S. Ndërkaq dje, specialistët e Seksionit të Posaçëm kundër Vjedhjeve të Automjeteve kanë kryer arrestimin në flagrancë të Taulant Turkut, 37 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi pranë Poliklinikës numër 5, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit numër 3, duke tentuar të vjedhë automjetin tip “Benz”, me ngjyrë blu, me targa TR 2843 K, në pronësi të K. H. Po nga specialistët e Seksionit të Posaçëm kundër Vjedhjeve të Tjera është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë banesën e B. M., i mituri M. C., 12 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë. Policia tha se ndaj të gjithë personave të dyshuar, dosjet me materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “vjedhjes”.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009