E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaktoi aksident, pranga 51-vjeçarit

Autori i Lajmit: red.
Policia e Krujës arreston 51-vjeçarin për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të mjetit pa dokumente e në gjendje të dehur. I arrestuari aksidentoi mbrëmë 2 persona në aksin Fushë-Krujë - Laç. Burime nga policia bënë të ditur se një 51- vjeçar është arrestuar mbrëmë nga policia e Krujës, pasi akuzohet se me mjetin e tij shkaktoi plagosjen rëndë të dy personave, nënë e bir, nga fshatrat e Kurbinit, ngjarje e ndodhur në aksin Fushë-Krujë - Laç. Sipas të njëjtave burime, Dervish Rexhepi drejtonte një triçikël pa targa kur është përplasur me një automjet tip „Benz” me targë MA 04281 që drejtohej nga shtetasi Bujar Lisi. 49-vjeçari dhe nëna e tij, Pashe Lisi, 70 vjeç, pasagjerë në automjetin tip „Benz”, janë dëmtuar rëndë dhe janë shoqëruar në spitalin e Krujës. Ndërkohë 51-vjeçari Rexhepi do të përballet me akuzat e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të mjetit pa dokumente e në gjendje të dehur.

Ky lajm është publikuar: 10/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›