Policia, aksion për zhurmat, shoqërohen 2 pronarë lokalesh
TIRANE Policia e Tiranës, në vijim të operacionit kundër ndotjes akustike, u bëri dje thirrje pronarëve dhe administratorëve të lokaleve të natës që të zbatojnë orarin e përcaktuar për tejkalim të normave të lejuara të nivelit të zhurmës në mjedis. Ai i paralajmëroi se në rast të kundërt, ndaj tyre do të fillojë ndjekja penale dhe do të sekuestrohen pajisjet elektronike në rast të moszbatim të aktit normativ, në zbatim të të cilit është ngritur edhe një Task-Forcë ndërministrore. Në një deklaratë për shtyp, Policia e kryeqytetit njoftoi se janë marrë masa ndaj dy subjekteve, të cilat nuk kanë zbatuar urdhrin e Njësisë Task-Forcë të krijuar për këtë qëllim, si dhe dy pronarë lokalesh në zonën e ish-Bllokut që kanë kundërshtuar policinë, janë shoqëruar dhe ndaj tyre ka nisur ndjekje penale.