E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pranga prodhuesit të minave me celular

I arrestuari Shkëlqim Gjoka

Një 38-vjeçar i dënuar në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik lëndësh eksplozive është arrestuar dje nga oficerët e Forcës së Posaçme të Tiranës kur po kthehej në shtëpi, në rrugën Mine Peza. Shkëlqim Gjoka është shpallur në kërkim që prej vitit 2008, kur tre bashkëpunëtorët e tij u arrestuan gjatë një operacioni të Antikrimit të Organizuar dhe forcave RENEA për trafik armësh, duke u cilësuar si grupi i parë i prodhimit të minave me celular. Operacioni i koduar Cikloni arriti të arrestojë prodhuesit e minave që komandoheshin në distancë, duke bllokuar në një fshat të Durrësit 9 bomba të tilla, si dhe një snajper e një pistoletë me silenciator, që sipas Policisë, kishin si destinacion Italinë dhe Greqinë.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›