Policia arreston dy hajdutë në Tiranë
29/05/2005 Tiranë- Hajdutët e disa konfeksioneve janë arrestuar nga efektivët e Komisariatit numër 4. Policia ka vënë në pranga Ardin Ajdinin, 30 vjeç, lindur e banues në Durrës, i dënuar më parë për mbajtje të lëndëve narkotike, Elis Beli, 27 vjeç, lindur e banues në Durrës, i dënuar 2 herë për vjedhje dhe për mbajtje të lëndëve narkotike. Këta shtetas, sipas burimeve zyrtare të policisë, u kapën në flagrancë pas një denoncimi të kryer nga një shtetase, për vjedhjen e disa konfeksioneve. Në cilësinë e provës materiale, shtetasve iu sekuestrua malli që kishin vjedhur. Policia thotë se, Elis Beli është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për vjedhje.