E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vodhën një motor, arrestohen 2 të miturit

29/05/2005  TIRANË- Dy të mitur janë arrestuar dy ditë më parë, pasi vodhën një motor të tipit "Honda". Mësohet nga burimet policore se nga punonjësit e Komisariatit nr.2 u krye arrestimi i M.Sh., 16 vjeç, lindur e banues në lagjen Selitë të Tiranës, i padënuar, R.R., 16 vjeç, lindur në Korçë e banues në Selitë. Këta shtetas, sipas burimeve zyrtare të policisë, në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij, kanë grabitur motorin e tipit “Honda” 250 kubik. Kjo vepër penale parashikohet nga neni 134/2,25 të Kodit Penal, ndërsa të gjitha materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›